Kjo patë refuzon të largohet nga vezët e saj, edhe pse një zjarr i qëllimshëm e kërcënon

Publikuar tek: bota, më 21:02 13-05-2015 Kjo patë refuzon të largohet nga vezët e saj, edhe pse një zjarr i qëllimshëm e kërcënon

Një hetim nga policia e kanadasë ka nisur për personin që i vendosi zjarrin folesë me vezë të një pate.

Por ajo që ka tronditur më shumë veterinerët dhe banorët ishte fakti se pata refuzonte të largohej nga vezët e saj edhe pse zjarri i kishte djegur një pjesë të krahëve. Dy qyetarë kanë nxituar me kova uji në momentin që kanë vënë re zjarrin, por edhe pse për vezët ishte tepër vonë që të shpëtoheshin, pata është transferuar në një klinikë veterinare ku po rekuperohet dhe do të jetë në gjendje të fluturojë sërish.

Specialisti i jetës së egër Heather Yount, u shpreh se besonte që pata po tentonte ta shuante zjarrin me puplat e saj. Edhe pse nuk besonin se vezët do të ishin në gjendje të çelnin, ata i vendosën në një inkubator për të qenë të sigurtë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029834985733032
array(1) { ["section"]=> string(93) "kjo-pate-refuzon-te-largohet-nga-vezet-e-saj-edhe-pse-nje-zjarr-i-qellimshem-e-kercenon-11094" }