Kjo polici nuk do t'ja dijë edhe nëse jeni duke ngarë një Ferrari (Video)

Publikuar tek: bota, më 19:08 19-03-2015

Në këtë video e cila po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka arritur qindra mijëra klikime në Youtube, duket një polic amerikan, gjatë vendosjes së gjobës një makine Ferrari, për parkim të gabuar.

Por në momentin që polici është duke mbushur gjobën, pronari i Ferrarit, ndez makinën dhe mundohet të largohet duke e prekur policin me makinën e tij. Vetëm kaq do të mjaftonte që nga gjoba për parking të gabuar, pronari i makinës të arrestohët për agresion ndaj forcave të policisë. Polici amerikan shihet duke e nxjerrë jashtë shoferin dhe duke i vendosur prangat, tek sa dy policë të tjerë i vijnë në ndihmë.

Shoferi shoqërohet në polici, dhe makinën miliona dollarëshe e mer e dashura e tij. Policia në SHBA njihet për protokollin e saj të strikt dhe të rreptë të veprimit dhe arrestimin e çdo individi, qoftë ky një qytetar i thjeshtë, një këngëtar i famshëm, apo thjesht një miliarder që parkon gabim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02676796913147
array(1) { ["section"]=> string(70) "kjo-polici-nuk-do-t-ja-dije-edhe-nese-jeni-duke-ngare-nje-ferrari-6381" }