“Kjo politikë e ulët, e pabesë, hileqare, tradhëtare…’’, Rama flet pa kravatë nga Gjirokastra. Tregon edhe se qeveria s’është shpellë floriri

Publikuar tek: politike, më 13:18 12-12-2015 “Kjo politikë e ulët, e pabesë, hileqare, tradhëtare…’’, Rama flet pa kravatë nga Gjirokastra. Tregon edhe se qeveria s’është shpellë floriri

Edi Rama ka folur hapur me gjirokastritët: Qeveria nuk është ‘’shpellë floriri’’. Kryeministri u ka thënë socialistëve se qeveria s’është magjistar dhe s’ka pasuri. Por pasuria është ajo që ‘’krijojmë së bashku’’

Ja një pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

“Nuk zgjidhet duke e parë derën e shtetit si derën e vetme që mund të gjesh një punë. Harrojmë të gjithë që thelbi është Merita

Mësuesit janë kujdestarët e dritës së syve të kësaj shoqërie që janë fëmijët., Kjo politikë e ulët, e pabesë, hileqare, tradhëtare, çoi me 4 mijë mësues që i gjetëm pa arsim dhe jashtë profilit që kanë marrë më qafë për vite të tëra dhjetra-mijëra fëmijë.

Heronjtë e zinj të korrupsionit, por është portali dhe nuk ka të drejtë asnjë drejtor të kapërcejë vendet e të marri atë që ka më pak pikë e të fusi para atij që ka më shumë pikë kur lirohet një vend. Është një skemë e shkëlqyer, nuk është  ende e përsosur në zbatim.

Qeveria s’është magjistar që ka paratë e bankës, edhe nuk kemi ndonjë shpellë floriri që të shkojmë t’i marrin e t’i shpërndajmë. Pasuria është ajo që ne krijojmë së bashku.Në cilin vend të botës mund të imagjinohen protesta pse rrisni gjoba ju kur më kapni duke vjedhur. Po pse do vjedhësh ti? Pse do shkoj në burg nëse fsheh të ardhurat? Po ku të shkosh, te varrezat e dëshmorëve?!

Këto rajoni i ka kaluar me kohë, ne vazhdojmë i diskutojmë, i kthejmë në debate, ne kemi përpara një kundërshtar që thotë ‘’çohuni në revolucion se këta duan të bëjnë shtet’’, nuk e thotë me këto fjalë po më ndryshe.

Pensionistët janë kateggoria më e varfër dhe e diskriminuar e këtij vendi dhe paguesit më të rregullt të energjisë elektrike. Cfarë janë? Budallenj, të rrjedhur komplet që paguajnë dritat, energjinë, nuk i bien në qafë njeriu?! Kjo është Shqipëria demokratike që ne ndërtuam vit pas viti duke jetuar në kurriz të fëmijëve tanë.

Janë 25 vjeç ata që lindën në vitin e parë të demokracisë, me diploma false nëpër duar. Takoj njërin dhe më thotë: ‘’Me gjej ndonjë punë o burrë’’, ‘’Po ca shkolle ke?’’, e pyes . ‘’Jurist, si gjithë shqiptarët’’. Ja kjo është historia jonë.

Ajo që ka rëndësi është që ne po bëjmë gjërat e duhura. Nuk është Gjirokastra sot qyteti që unë dua të jetë. Por ama sigurisht që në 2 vjet në Gjirokastër kemi bërë më shumë se në 23 vjet të bëra së bashku.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima flet nga jugu për PS: Është parti atdhetare dhe serioze. Reformohemi gjithnjë
“Lëvizja” e rradhës e PD, ja çfarë po planifikon më 17 dhjetor »
Article Logic
Execution time: 0.17523717880249
array(1) { ["section"]=> string(138) "kjo-politike-e-ulet-e-pabese-hileqare-tradhetare-rama-flet-pa-kravate-nga-gjirokastra-tregon-edhe-se-qeveria-s-eshte-shpelle-floriri-27592" }