Kjo s’kishte ndodhur më parë, Bashkia e Pukës do marrë shembull, kërkon mendimin e qytetarëve për VENDIMIN

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:57 23-09-2017 Kjo s’kishte ndodhur më parë, Bashkia e Pukës do marrë shembull, kërkon mendimin e qytetarëve për VENDIMIN

Bashkia e Pukës do marrë si shembull për mënyrën se si komunikon me qytetarët e saj.

Kjo Bashki ka vendosur të pyesë në Facebook qytetarët lidhur me drurët dekorativë vendosur pranë “Raiffeisen Bank”. Specialistët thonë se këto drurë zënë dritën dhe shkaktojnë rrezikshmëri por Bashkia eka vendosur të pyesë drejtpërdrejt qytetarët dhe mbi bazën e mendimeve të tyre do marrë edhe vendimin.

“CILI DO TË ISHTE MENDIMI I JUAJ?

Nisur nga ankesa e disa banorve me pretendimin per zënien e dritës dhe shkaktim rrezikshmërie, por dhe nga Raporti Teknik I specialisteve për drurët dekorativ të llojit BREDH, prane “Raiffeisen BANK në qytetin e Pukës, Bashkia Pukë kërkon mendimin qytetar: Nese duhet realizuar largimi I këtyre drurve dhe zevendësimi I tyre me drure dekorativ të llojit BLI?

Presim mendimet tuaja,mbi bazen e të cilave do të meret dhe vendimi.

Kemi premtuar të bashkqeverisim dhe këtë po e realizojme!” thuhet në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë.

sar.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019118070602417
array(1) { ["section"]=> string(110) "kjo-s-kishte-ndodhur-me-pare-bashkia-e-pukes-do-marre-shembull-kerkon-mendimin-e-qytetareve-per-vendimin-93370" }