Kjo zonjë ishte pamja më e sinqertë e protestës sot, ja pse

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:40 01-10-2016 Kjo zonjë ishte pamja më e sinqertë e protestës sot, ja pse

“Ndoshta kjo ishte pamja më e sinqertë e protestës së sotme”. kështu shkruan gazetari i njohur Rezart Cenaj referuar zonjës që shikoni në foto.

“Një zonjë, mosha e nënave tona, e veshur thjeshtë, me një kapele me strehë për t’u mbrojtur nga dielli që shihte me shpresë dhe padurim nga podiumi, a thua se prej aty do vinte zgjidhja jo vetëm për plehrat, por për gjithçka ka shkuar keq për këtë popull shekullin e fundit.

Janë njerëz të tillë ata që më frymëzojnë. Njerëz që në jetën e tyre nuk kanë pasur gamën e zgjedhjeve që kanë të rinjtë sot. Nuk kanë pasur mundësinë të shprehen lirshëm. Nuk kanë pasur hapësirën për të ëndërruar. Nuk kanë pasur të drejtën për të ndryshuar. Dhe prapë, pavarësisht gjithçkaje, janë të aftë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Respekt", përmbyll gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022938966751099
array(1) { ["section"]=> string(64) "kjo-zonje-ishte-pamja-me-e-sinqerte-e-protestes-sot-ja-pse-54784" }