Klasiket e Europës, Dortmund i shkakton Bayern-it humbjen e parë, Ronald sundon në Madrid

Publikuar tek: sport, më 22:45 19-11-2016 Klasiket e Europës, Dortmund i shkakton Bayern-it humbjen e parë, Ronald sundon në Madrid

Ka përfunduar me fitoren e Borusia Dortmund, “klasikja” gjermane e zhvilluar sot në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë e trajnerit Tuhel kanë thyer me rezultatin 1-0 ekipin e Ançelotit, duke i shkaktuar kampionëve në fuqi, humbjen e parë në kampionat.

Goli i Abumejang vulosi suksesin e Borusia Dortmund, ndërsa Gëce ishte vendimtar me pasimin e saktë për sulmuesin nga Gaboni në rastin e shënimit në minutën e 11-të.

Me këtë humbje, Bajerni zbret në vendin e dytë, duke lënë të vetëm në kryesim, Lajpcigun që ka 27 pikë, 3 më shumë se bavarezët.

Ndërkohë që Borusia ndodhet në vendin e 3-të me 21 pikë.


Real Madrid fiton derbin e kryeqytetit ndaj Atletikos, ndërsa Madridi “ngjyroset” i bardhë.

Atletiko “bie” në kalanë e vet, në “Vicente Calderon”, aty ku Kristiano Ronaldo shënon tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Me këtë fitore, Reali kryeson i vetëm La Liga-n me 30 pikë, 4 më shumë se Barcelona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grushtet në Shkodër, del video e plotë e sherrit mes trajnerit të Vllaznisë dhe basketbollistit të Tiranës
Humbja ndaj Izraelit, “puç” kundër De Biasit? Duka: Nuk ka të tillë futbollistë në Kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.018217802047729
array(1) { ["section"]=> string(93) "klasiket-e-europes-dortmund-i-shkakton-bayern-it-humbjen-e-pare-ronald-sundon-ne-madrid-60071" }