Klaudia Pepa, balerina që po triumfon në "Amici"

Publikuar tek: kulture-art, më 18:39 07-02-2015 Klaudia Pepa, balerina që po triumfon në

Klaudia Pepa, tashmë një sukses i konfirmuar edhe në spektaklin e kërcimit "Amici".

Balerina e parë e Tv Klan, vazhdon të bëjë veç përpara në Itali dhe të mahnisë me talentin e saj si balerinë e "Amici".

Klaudia ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe veçanërisht të anëtarit të jurisë Garrison, i cili u shpreh me superlativa gjatë spektaklit të herës së fundit.

"Klaudia, ti je wowwww, ti je e mrekullueshme. Vota ime shkon për ty"- tha Garrison që u duartrokit fort pas kësaj, nga publiku në sallë.

Klaudia Pepa, është mjaft e komentuar dhe e pëlqyer edhe në profilin e saj "facebook", ku edhe publiku italian e mbështet fuqimisht. Ajo është kthyer në burim frymëzimi për shumë të rinj atje.

Pas suksesit të Kledit, Ambetes, Leonit, Klajdit, Tiljaos në "Amici" , Klaudia është ajo që po ben miliona shqiptarë të ndihen krenare.

I urojmë veç sukses balerinës dhe urojmë që Italia mos të na e mbajë si shumë e shumë talente të tjerë. Ata mjaft ta kurorëzojnë me fitore se ne duam ta shohim ende Klaudian në ekranet tona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Londër, shitet 300 milionë dollarë piktura e Gauguin
Projekti shqiptar zgjidhet si një nga të përkryerit në botë »
Article Logic
Execution time: 0.029800176620483
array(1) { ["section"]=> string(50) "klaudia-pepa-balerina-qe-po-triumfon-ne-amici-2660" }