Klaudia Pepa refuzon bluzën në "Amici", la pa fjalë jurinë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:11 18-02-2015 Klaudia Pepa refuzon bluzën në

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa është zgjedhur në mënyrë unanime nga juria e shkollës së kërcimit “Amici” por Klaudia e ka refuzuar bluzën që e çonte në netët “Serale” duke i lënë të gjithë të habitur.

 Klaudia Pepa është një profesioniste e kërcimit në “Amici”. Këtë ajo e demostron çdo ditë dhe dëshiron të shkojë në netët “Serale” vetëm nëse do jetë në gjendje të bindë  një ose të dy, drejtorët artistikë.

"Unë nuk e di pse, por dua ta refuzoj këtë këmishë. Unë dua mendimin e drejtuesve artistikë për të shkuar në “Serale”... Unë dua të bëj  të njëjtën rrugë si kolegët e mi", ka thënë Klaudia gjatë spektaklit të “Amici”.

Zgjedhja është bërë me bindje të plotë. Ajo do të punojë vetëm me një trajner që vërtet beson tek ajo dhe do ta gjejë me siguri , sepse talenti i saj është nën sytë e të gjithëve dhe shkëlqen!

"Mund t'ju duket absurde dhe veprim i nxituar, por të kesh besimin e vlerave për të cilën kam një jetë që punoj me vetmohim më shtyu të shkoja në një veprim të tillë. Mos u mërzisni dashamirësit e mi,se unë jam e bindur që jo vetem do ja dal por do nderoj veten me dinjitetin që me ka karakterizuar gjithnjë", tha Klaudia pas refuzimit të bluzës.

Balerina ka provuar gjithashtu të jetë një makinë luftë, që nuk ndalet në asgjë, as pas një gërvishtjeje të gjatë në shpinën e tij; ndryshe nga Michele Nocca, që pas kritikave kundër tij, është gjithnjë i gatshëm për të lënë shokët e shkollës së Amici. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta Emanuele Giordano, ati që i dedikoi jetën studimeve arbëreshe
Tashmë, një Kalendar Kulturor Shqipëri-Kosovë edhe më i pasur »
Article Logic
Execution time: 0.033171892166138
array(1) { ["section"]=> string(60) "klaudia-pepa-refuzon-bluzen-ne-amici-la-pa-fjale-jurine-3714" }