Klea Huta së shpejti në Top Channel, zbulohet programi i ri që do drejtojë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:20 13-06-2018 Klea Huta së shpejti në Top Channel, zbulohet programi i ri që do drejtojë

Klea Huta është një prej personazheve më të ndjekur të ekranit, jo vetëm në drejtimin e disa spektakleve të rëndësishme, por edhe në muzikë. Ndërsa së fundi, Klea Huta, është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Në sezonin e ardhshëm Klea do të jetë pjesë e ekranit të Top Cahnnel. Sipas Blitz.al, mësohet se Klea Huta do të rikthehet në Top Channel, ekrani në të cilin ajo provoi veten vite më parë si shoëgirl. Nga “Gjeniu i vogël” dhe “Maratona e këngës”  në Tv Klan, ku qëndroi për disa sezone, Klea do të prezantojë një program të ri në Top Channel.

Moderatorja dhe këngëtarja e ‘Bla Bla Bla’, shumë shpejt do të prezantojë një emision të ri, i cili u dedikohet personazheve shqiptarë që janë bërë të njohur jashtë vendit. Edhe pse në fillim ishte përfolur se ky format do të drejtohej nga motra e këngëtarit Dren Abazi, Rina, me sa duket, produksioni ka vendosur t’ia besojë Kleas.

Programi do të ketë gjithsej 12 puntata gjatë të cilave do intervistohen 12 personazhe të njohur që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, stafit do t’i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës si Amerikë, Angli etj. Si personazhe që do t’i bashkohen këtij formati janë Emina Çunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho, etj.

49cbff61b81b863fa169d094ea4bb753_XL.jpg

73595-640-0-5a5a19f4e481e.png

167895.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdhi nga Amerika me vajzën dhe bëri që Viktor Zhustit t’i dridheshin këmbët në skenë, e bija e aktorit ka dy fjalë për Holta Dulakun
Pa grim, ja si duket Albërie Hadërgjonaj ujë e sapun (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0064079761505127
array(1) { ["section"]=> string(80) "klea-huta-se-shpejti-ne-top-channel-zbulohet-programi-i-ri-qe-do-drejtoje-124200" }