Kledi Kadiu: Klaudia befasuese, ‘’Amici’ më i bukur me të fituese

Publikuar tek: kulture-art, më 07:49 18-04-2015 Kledi Kadiu: Klaudia befasuese, ‘’Amici’ më i bukur me të fituese Kledi Kadiu

Kledi Kadiu, balerini shqiptar njëkohësisht një nga profesorët kryesorë të shkollës ‘’Amici’’ në Itali thotë se Klaudia Pepa, konkurentja shqiptare që po merr pjesë në këtë talentshow është befasuese.

‘’Nuk ngurroj të them që është befasuese. Me aq sa e kam vëzhguar gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, ajo është një vajzë serioze, fjalëpakë e punëshumë. Klaudia në çdo javë ka dëshmuar se nuk ambjentohet me atë që arrin, por gjithmonë e shikon më larg dhe çuditërisht po aq qartë. Ajo ka një guxim artistik impresionues, vendosmëri karakteri për të injoruar çdo vështirësi në proces pune, tipare këto që e bëjnë të dallueshme nga të tjerët dhe favorite për në finale.’’, thotë për gazetën ‘’Panorama’’ balerini Kadiu.

Sipas tij Klaudia nuk i trembet sfidës por e përballon me dinjitet profesional.

‘’Ajo ka linja të pastra fizike prej balerine, grint femëror dhe temperament mashkullor, që vetëm në Ballkan mund ta gjesh…Ajo nuk ngutet, nuk flet, nuk merr poza, nuk mburret, por punon dhe kjo është frymëzuese’’, shprehet Kadiu për konkurenten shqiptare në ‘’Amici’’.

Sipas tij finalja e ‘’Amici’’ bëhet më e bukur me një fituese si Klaudia.

‘’Ajo duhet të jetë në finale, sepse finalja e ‘’Amici’’ plotësohet dhe bëhet më e bukur me një fituese si Klaudia…Klaudia vrapon në korsinë e saj, nuk jep asnjë shenjë lodhjeje apo nervozizmi. Ajo të krijon përshtypjen se mban në zemër shengenin e finalistet, duke ruajtur modestisht trofeun e fitueses’’, përfundon balerini shqiptar Kledi Kadiu.

klaudiapepa2

Klaudia Pepa në ''Amici''

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Performanca fantastike e Ermonela Jahos në “Royal Opera” të Madridit
Gjirokastra e dyta në vendet “sekrete” më të bukura të Evropës »
Article Logic
Execution time: 0.021204948425293
array(1) { ["section"]=> string(65) "kledi-kadiu-klaudia-befasuese-amici-me-i-bukur-me-te-fituese-9073" }