Klientët e Qeverisë- Gruaja e Besnik Sulajt, drejtore në Bashkinë e Tiranës

Publikuar tek: ekonomi, më 16:10 02-09-2016 Klientët e Qeverisë- Gruaja e Besnik Sulajt, drejtore në Bashkinë e Tiranës Edi Rama, Besnik Sulaj dhe Enkelejd Musabelliu, vëllai i Taulant Musabelliut administratorit të biznesmenit Sulaj

Informacione të reja rreth biznesmenëve dhe njerëzve të besuar të tyre, që përfliten si përfitues të kontratave të dyshimta.

Newsbomb.al publikoi faktet se si miku i afërt i kryeministrit, biznesmeni Besnik Sulaj është i lidhur me çështjen e ARMO-s dhe shfrytëzimit të rafinerisë së naftës në Ballsh.

Taulant Musabelliu, njeriu i besuar i Besnik Sulajt, që njihet si ‘’Beso i Taiwanit’’ dhe që ka administruar kompanitë e tij nën logon ‘’Sulaj Progres Group’’, ka përfituar shfrytëzimin e naftës në Shqipëri, nëpërmjet një kompanie offshore.

Nga ajo që mëson Newsbomb.al, duket se lidhjet e Sulajt me pushtetin janë të forta. Dy drejtorët, e drejtorive të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, janë vëllai i njeriut të besuar të Sulajt dhe vetë gruaja e biznesmenit.

Vëllai i Taulant Musabelliut, Enkelejdi është në pozicionin e drejtorit të Përgjithshmën të Zhvillimit Ekonomik në bashki, ndërsa bashkëshortja e Sulajt, Jondia Halili mban postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Financës dhe Buxhetit. Dy drejtori jetike, në konflikt të pastër interesi, drejtohen nga familjarët e Musabelliut dhe Sulajt që de facto do të përfitojnë nga nafta shqiptare.

besniksulajtaulantmusabelliu.jpg

Besnik Sulaj dhe Taulant Musabelliu

 

Gjatë kohës që ARMO-n e ka patur në përdorim grupi Sulaj, me në krye Besnik Sulaj, pronar i "Taiwan" dhe administrator Taulant Musabelliu, rafinerisë i shkoi borxhi nga 300 milionë euro mbi 500 milionë euro. Një menaxhim i dyshimtë i saj.

Kompania “Ionian Refining dhe Trading-IRTC SH.A (IRTC)” është kompania e re që do të marrë nën shfrytëzim kompaninë e naftës, ARMO.

Si administrator i kësaj kompanie Musabelliu, ka administruar “Sulaj Progres Group” me pronar Besnik Sulajn.  Sulaj njihet për lidhjet e forta që ka me kryeministrin Edi Rama, madje pak muaj më parë biznesmeni kërcënoi me anë të sms-ve ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha kishte denoncuar dhënien me koncesion të Parkut ''Rinia'' për ndërtimin e një parkingu nëntokësor.Sipas Berishës, personi që fitoi të drejtën e ndërtimit të këtij parkingu ishte pikërisht Besnik Sulaj.

Dhënia nga Edi Rama në administrim të naftës shqiptarëve personave që janë të lidhur ngushtë me të, bëhet shumë pranë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Gjithashtu, vlen të theksohet se administratori i ri i ARMO-s, Taulant Musabelliu ka qenë Drejtor i AKBN-së, kur Dritan Prifti ka qenë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë./ NEWSBOMB.AL

 

14215456_1831277247106677_744843578_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071189403533936
array(1) { ["section"]=> string(79) "klientet-e-qeverise-gruaja-e-besnik-sulajt-drejtore-ne-bashkine-e-tiranes-51668" }