Klientët e Qeverisë/ Rama i jep naftën njeriut të Besnik Sulajt nëpërmjet kompanisë offshore

Publikuar tek: ekonomi, më 16:56 01-09-2016 Klientët e Qeverisë/ Rama i jep naftën njeriut të Besnik Sulajt nëpërmjet kompanisë offshore

BESNIK SULAJ DHE TAULANT MUSABELLIU

Është zbuluar e vërteta mbi kompaninë ARMO në Shqipëri, ku administrator i kompanisë së re që do e marr atë nën shfrytëzim është Taulant Musabelliu, njeri i afërt i biznesmenit Besnik Sulaj.

Sipas burimeve gjatë kohës që ARMO-n e ka patur në përdorim grupi Sulaj, me në krye Besnik Sulaj, pronar i "Taiwan" dhe administrator Taulant Musabelliu, rafinerisë i shkoi borxhi nga 300 milionë euro mbi 500 milionë euro. Kompania “Ionian Refining dhe Trading-IRTC SH.A (IRTC)” është kompania e re që do të marrë nën shfrytëzim kompaninë e naftës, ARMO.

Si administrator i kësaj kompanie rezulton sërish Taulant Musabelliu, i cili ka administruar “Sulaj Progres Group” me pronar Besnik Sulajn. Dyshimet se pas kësaj marrëveshjeje qëndron pikërisht Besnik Sulaj, bëhen më të forta pasi sheh ekstraktet e kompanisë në QKR. Kompania “Ionian Refining dhe Trading-IRTC SH.A (IRTC)” është një kompani e regjistruar offshore në Ishujt Virgin dhe sigurisht pronari i saj nuk dihet se cili është.

Sulaj njihet për lidhjet e forta që ka me kryeministrin Edi Rama, madje pak muaj më parë biznesmeni kërcënoi me anë të sms-ve ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha kishte denoncuar dhënien me koncesion të Parkut Rinia për ndërtimin e një parkingu nëntokësor.Sipas Berishës, personi që fitoi të drejtën e ndërtimit të këtij parkingu ishte pikërisht Besnik Sulaj.

Dhënia nga Edi Rama në administrim të naftës shqiptarëve personave që janë të lidhur ngushtë me të, bëhet shumë pranë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Gjithashtu, vlen të theksohet se administratori i ri i ARMO-s, Taulant Musabelliu ka qenë Drejtor i AKBN-së, kur Dritan Prifti ka qenë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë.

Bankers Petroleum

Prodhuesi i naftës, Bankers Petroleum në një deklaratë për shtyp bëri të ditur nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me kompaninë në fjalë, të cilës Bankers do t'i shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto te IRTC. Marrëveshja do të bëhet efektive pasi Bankers të marrë miratimin nga Qeveria Shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrol për tërheqjen e naftës së prodhuar në Patos-Marinzës që i përket Albpetrol.

"Ionian Refining dhe Trading Co" është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 13 qershor të vitit 2016. Kompania rezulton e regjistruar offshore në Ishujt Britanikë Virgin, duke vijuar me “traditën” e kompanive më aksionerë të panjohur që hyjnë në aktivitetin e naftës në Shqipëri,raporton Monitor. Nga Ministria e Ekonomisë, që ende zotëron 15% të aksioneve të ARMO nuk ka informacion se në çfarë marrëdhënie kontraktuale ka hyrë kjo kompani e re me rafinerinë ARMO dhe si do të procedohet me detyrimet e shumta që ka kjo e fundit.

14215456_1831277247106677_744843578_o.jpg

 

14215283_1831277230440012_1672117876_o_1_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041561126708984
array(1) { ["section"]=> string(97) "klientet-e-qeverise-rama-i-jep-naften-njeriut-te-besnik-sulajt-nepermjet-kompanise-offshore-51550" }