Klosi bën publike të gjitha shifrat e Referendumit: Ushtrim demokratik. “Pro” Ramës 95 %

Publikuar tek: politike, më 13:08 10-04-2016 Klosi bën publike të gjitha shifrat e Referendumit: Ushtrim demokratik. “Pro” Ramës 95 %

Blendi Klosi në një dalje publike para mediave ka bërë publike para mediave rezultatet e Referendumin të mbajtur dje ku sipas të dhënave rezultoi se 95 % e anëtarësisë votuan pro dhe 5%, jo rikonfirmimit të Ramës në krye të PS.

Partia Socialiste realizoi dje procesin e parë të një referendumi nga një parti politike në 25 vjet demokraci. Dje foli anëtarësia e Partisë Socialiste. Procesi i marrjes së mendimit të anëtarëve të PS për çështjen :“Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër – A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit“ – ishte shprehje e lartë e demokracisë në parti, për një çështje të vendosur nga Kongresi. Ky ushtrim demokratik dhe organizativ, i parealizuar më parë nga asnjë forcë politike në vend, pati vlerësimin maksimal të anëtarësisë së Partisë Socialiste. 84 % e anëtarësisë së partisë ushtruan të drejtën e votës, në proces transparent dhe të monitoruar nga media dhe kushdo i interesuar për të. Kjo dëshmoi se përveç se, forca më demokratike në vend, Partia Socialiste është Partia më e organizuar në vend”, tha Klosi

Klosi dha edhe një këshillë për PD.

 “Nga ky podium, dua ti kthej përgjigje edhe kundërshtarëve tanë politikë që i kanë kushtuar këtij procesi një dalje të posaçme mediatike. Dua vetëm t’ju përgjigjem shkurt: Të na kuptojë e më pas të na kopjojnë. Ftoj Partine Demokratike të kryeje njëherë procese zgjedhore te rregullta dhe transparente, ashtu siç Partia Socialiste ka vite qe zhvillon. Deklaratat për monitorim të listave apo kontroll të tyre, janë shpikje vetëm të PD, siç ndodhi në gjasme garën për kryetar të kësaj Partie. Partia Demokratike të mësojë nga ne si bëhen zgjedhjet dhe të  heqë çdo merak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, se si çdo proces i organizuar nga ne, do të jetë i lirë, transparent dhe konform gjithë standardeve demokratike.”, tha Klosi.

Rezultatet sipas Qarqeve

Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%

Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%

Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%

Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%

Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%

Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%

Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%

 Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%

Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%

Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%

Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %

Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %

Në total: Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO 94,9 %.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Për të fshehur krimin Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejnë kutinë e zezë”
Dhjetra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën, Deda shkon i takon në Mirditë »
Article Logic
Execution time: 0.015760183334351
array(1) { ["section"]=> string(88) "klosi-ben-publike-te-gjitha-shifrat-e-referendumit-ushtrim-demokratik-pro-rames-95-37310" }