Klosi shkon për herë të parë në zyrë, e shoqëron Veliaj: Një kapiten i shkëlqyer

Publikuar tek: politike, më 09:42 01-06-2015 Klosi shkon për herë të parë në zyrë, e shoqëron Veliaj: Një kapiten i shkëlqyer

Ish-ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, i cili u dorëhoq nga ky post pas shpalljes së tij si kandidat për bashkinë e Tiranës ka prezantuar para stafit pasuesin e tij Blendi Klosin. Veliaj ka folur me superlativa për pasardhësin e  tij në këtë detyrë.

“Një kapiten i shkëlqyer, që u rri gjërave te koka, që u shkon gjërave  deri në fund, që nuk i mungon guximi për vendime, dhe vendimarrje të drejtë. Blendi është njeriu i duhur”, tha Veliaj gjatë fjalës së tij.

Ndërsa Ministri i sapo emëruar Bledi Klosi premtoi se do të vijojë me të njëjtat hapa të punës si parardhësi i tij Veliaj.

 “Kjo ministri me emrin e saj historik Ministria e Punës, tani e Mirqënies Sociale  do të vjojë ta ketë fokusin e  saj tek puna. Emergjenca kryesore është punësismi i të rinjve dhe shqiptarëve. Kjo ministri nuk ka të bëjë me problemet ekonomike, por do të vijojë të investohet për hapjen e vendeve të reja të punës.Do të vazhdojë të jetë ministria shumë e goditur për shtresat në nevojë , ndarjen e ndidhmës ekonomike dhe dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.Do të ketë punë të palodhur dhe kontroll, nuk do të jetë vetëm dhënie ndihme, por edhe më tepër përkujdes”, deklaroi Klosi.

Më tej ai i uroi suksese kandidatit të maxhorancës në garën elektorale për zgjdhjet e 21 qershorit , duke premtuar se bashkëpunimi i ministrisë që do të marrë në drejtim do të jetë mjaf i mirë me njësitë vendore.

“I uroj suksese Veliajt në drejtimin e Bashkisë. Kjo ministri do të ndjekë me shumë përkujdesje marrdhëniet me pushtetinvendor. Do jetë e hapur jo vetëm për kandidatët tanë që do të fitojnë, por do të jetë një derë e hapur për të gjithë” tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Politikanët shqiptarë, 100 mijë euro në ditë për fushatën
Fëmijës i vishet bluza e fushatës, përdoret për promovimin e kandidatit Anastas Guda në Konispol (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.023237943649292
array(1) { ["section"]=> string(84) "klosi-shkon-per-here-te-pare-ne-zyre-e-shoqeron-veliaj-nje-kapiten-i-shkelqyer-12380" }