Klosi: Të përshpejtojmë negociatat për njohjen e sigurimeve shoqërore me SHBA-në

Publikuar tek: politike, më 20:36 26-03-2016 Klosi: Të përshpejtojmë negociatat për njohjen e sigurimeve shoqërore me SHBA-në

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington DC, zhvilloi një takim me Zëvendës Nënsekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin e Punës, Eric Biel.

Ministri Klosi bisedoi me Biel për një çështje me mjaft interes, atë të njohjes së sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe SHBA-së, negociatat për të cilat tashmë kanë nisur. Ministri Klosi i shprehu zyrtarit amerikan interesin e palës shqiptare për arritjen sa më shpejt të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke përmendur një sërë marrëveshjesh të ngjashme të nënshkruara me vende si Gjermania, Kanadaja. Shqipëria ka mundur të përmbyllë marrëveshjet për njohjen e sigurimeve shoqërore me mbi 15 shtete.

Ministri Klosi kërkoi mbështetjen e Departamentit të Punës për të shtyrë procesin përpara dhe bërë të mundur arritjen e marreveshjes, që do t”ju shërbejë mijëra shtetasve shqiptarë që kanë ndarë vitet e punës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Klosi mori garancinë e zyrtarit Biel se do të sjellë në vëmendjen e drejtorisë përkatëse çështjen e marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve, për të bërë të mundur nënshkrimin sa më shpejt të saj. Gjatë këtij takimi, ministri Klosi e njohu Zëvendës Nënsekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin e Punës me reformat e gjithanshme të Shqipërisë në fusha si pensionet, asistenca sociale, etj, duke u ndalur veçanërisht tek puna e qeverisë në lidhje me rikthimin e vëmendjes tek formimi profesional në Shqipëri. Biel vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për ringritjen e arsimit profesional.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mirela Kumbaro i tregon Turjan Hyskës a e bëri për të qarë Rama…
Kreshnik Spahiu paralajmëron “ortek” pas një ore: Ata që menduan se jemi pak, gabuan »
Article Logic
Execution time: 0.01814603805542
array(1) { ["section"]=> string(85) "klosi-te-pershpejtojme-negociatat-per-njohjen-e-sigurimeve-shoqerore-me-shba-ne-36086" }