KLSH kallëzon 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes për abuzime në tendera, Qeveria jep shpjegimin

Publikuar tek: politike, më 07:35 07-11-2015 KLSH kallëzon 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes për abuzime në tendera, Qeveria jep shpjegimin

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht 12 zyrtarë të Mbrojtes për abuzime në tendera. Mediet kanë raportuar se kompania që ka fituar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë është një kompani pastrimi.

Po kështu një tjetër tender, ai për sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare pretendohet se është fituar nga ‘’Ideal’’ sh.pk. që sipas medieve është kompani që ofron celularë.

Por qeveria reagon nëpërmjet ‘’Transparenca.al’’ dhe shpjegon situatën:

“Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi nuk është një shoqëri ashtu si pretendohet në artikujt e portaleve, por bashkimi i dy operatorëve ekonomik, operatorit “Rei” sh.p.k. dhe operatorit “Infinit Construction” sh.p.k.” , thuhet te ‘’Transparenca’’.

Për qeverinë, edhe  “Infinit Construction” sh.p.k. edhe  “Rei” sh.pk. kanë funksion të ndërtimit dhe rikonstruksionit të objekteve: “Bazuar në aktivitetin e deklaruar në QKR, të dyja shoqëritë janë të pajisura me licencë për ushtrim veprimtarie ndërtuese zbatimi, për të gjitha kategoritë e kërkuara në zbatimin e kontratës si dhe drejtuesit teknikë për çdo kategori punimesh të parashikuar në preventiv. Lidhur me tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, ndryshe sa pretendohet në artikuj, kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i këtyre radarëve. Po e njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 – 2011. Ajo është certifikuar nga DSIK që në vitin 2010, kohë në të cilën ofronte riparimin e radarëve pranë Forcave të Armatosura. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet 2012-2013 dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë” .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori “News24”: Minxhozi, Nano dhe Vasjari të tredhur para Ramës
Drejtoria e Doganave, ja zyrtarët demokratë që ruajnë pozicione drejtuese në qeverisjen e majtë »
Article Logic
Execution time: 0.022788047790527
array(1) { ["section"]=> string(103) "klsh-kallezon-12-zyrtare-te-ministrise-se-mbrojtjes-per-abuzime-ne-tendera-qeveria-jep-shpjegimin-24858" }