KLSH letër Metës pas auditimit në MEI: Të ngrihet komision ekspertësh, janë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar

Publikuar tek: politike, më 14:43 22-10-2015 KLSH letër Metës pas auditimit në MEI: Të ngrihet komision ekspertësh, janë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë lidhur me dëmin e shkaktuar në buxhetin e shtetit me vlerë 479 milionë euro duke kallëzuar penalisht ministrin Damian Gjiknuri.

Pas përfundimit të auditimit në Ministinë e Energjisë dhe Avokaturën e Shtetit, KLSH i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare, Edi Paloka, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasilit. Në letrën e KLSH-së kërkohet ngritja e një komisioni të posaçëm ekspertësh si dhe mbajtja e një seance të posaçme parlamentare. KLSH ka audituar edhe marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ, ku sipas tyre janë dëmtuar rëndë interesat e shtetit shqiptar.

Lidhur me auditimin e përfunduar sot dhe padinë ndaj ministrit të Enegjisë, Damian Gjiknuri si edhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të raportojë në këtë komision të posaçëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka i papërmbajtur: Ramës i mbajti gjatë doza e drogës. Kur ishte hipi rrinte 6 muaj pa u larë
Basha në samitin e PPE: Trafikantët e drogës kanë kapur Kuvendin »
Article Logic
Execution time: 0.020353078842163
array(1) { ["section"]=> string(116) "klsh-leter-metes-pas-auditimit-ne-mei-te-ngrihet-komision-ekspertesh-jane-demtuar-interesat-e-shtetit-shqiptar-23727" }