KLSH publikon shifrat: Zyrtarët e shtetit dhe nënpunësit 534 milionë EURO dëm (LISTA NGA AUDITI)

Publikuar tek: ekonomi, më 09:40 04-02-2017 KLSH publikon shifrat: Zyrtarët e shtetit dhe nënpunësit 534 milionë EURO dëm (LISTA NGA AUDITI)

Zyrtarët e shtetit dhe nëpunësit publikë i kanë shkaktuar të paktën 534 milionë euro dëme ndaj buxhetit në 2 vite e gjysmë. Shifra, e cila është sa 5.3 për qind e Prodhimit Kombëtar është bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e sapopublikuar për vitin 2016. Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar enti më i lartë auditues i shtetit ka ushtruar 154 kontrolle të plota në institucione apo kompanitë publike.

Por, edhe pse kontrollet janë kryer vitin e kaluar, shkeljet e zbuluara në to i përkasin periudhës nga 1 janari i vitit 2013, deri në shtator të 2016-ës. Sipas KLSH, nga totali i dëmeve të zbuluara, 346 milionë euro janë shkelje të disiplinës financiare me pasoja negative në buxhetet e institucioneve të audituara, ndërsa pjesa tjetër, prej 188 milionë euro janë parregullsi në të ardhurat, apo shpenzimet e kryera.

Brenda këtij zëri, shkruan Gazeta Shqiptare, shkeljet më të mëdha i përkasin privatizimit dhe dhënies me qira të pronës publike me rreth 110 milionë euro, si dhe abuzimeve në tendera dhe prokurime me rreth 25 milionë euro.

AUDITET:

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 25,4 miliardë lekë, afërsisht 188 milionë euro1. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 46,8 miliardë lekë, 346 afërsisht milionë euro, nga e cila: 35,9 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 10,925 milionë lekë në fushën e shpenzimeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 72,3 miliardë lekë, afërsisht 534 milionë euro. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015-deri në shtator 2016.

KALLËZIMET:

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 49 kallëzime penale për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, e konkretisht në këto institucione: Autoriteti Rrugor Shqiptar (drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së në cilësinë e kryetarit të Këshillit Teknik, 4 anëtarë të grupit të hartimit termave të referencës dhe përllogaritjes së fondit limit), për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Nga Drejtoria e Policisë së Shtetit (kryetari dhe 3 anëtarë të grupit të hartimit të referencave, kryetari dhe 3 anëtarë të KVO). Të kallëzuar janë edhe punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, përcjellë materialet e auditimit për vlerësim prokurorisë.

Nga Qendra Spitalore Universitare  Nënë Tereza (mjeke nefrologe), nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (3 anëtarë të KVO). Nga Spitali;Shefqet Ndroqi; (drejtor i Spitalit) dhe një sërë institucionesh të tjera.

*Dëmi në tatim taksa, shuma 1,8 miliardë lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në vlerën 5,067 mijë lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në vlerën 1,049 mijë lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerën 898 mijë lekë.

Bashkia Skrapar, në vlerën 341,682 mijë lekë.

Bashkia Poliçan, në vlerën 521 mijë lekë.

Bashkia Përmet, në vlerën 198 mijë lekë.

Bashkia Belsh, në vlerën 115 mijë lekë.

Bashkia Lezhë, në vlerën 26 mijë lekë

Bashkia Mallakastër, në vlerën 17 mijë.

Bashkia Mirditë, në vlerën 11,750 mijë lekë.

Bashkia Elbasan, në vlerën 7,673 mijë lekë.

Bashkia Lushnje, në vlerën 2,992 mijë lekë.

Bashkia Maliq, në vlerën 1,057 mijë lekë.

Bashkia Has, në vlerën 9,193 mijë lekë.

Bashkia Pogradec, në vlerën 195 mijë lekë.

Bashkia Fushë-Arrëz, në vlerën 1,950 mijë lekë.

Bashkia Përrenjas, në vlerën 1,145 mijë lekë.

Bashkia Libohovë, në vlerën 7,317 mijë lekë.

Bashkia Librazhd, në vlerën 12,542 mijë lekë.

Bashkia Devoll, në vlerën 4,677 mijë lekë.

Bashkia Dibër, në vlerën 1,803 mijë lekë.

Drejtoria Rajonale Mjedisore, Tiranë, në vlerën 2,066 mijë lekë.

Drejtoria Rajonale Mjedisore, Durrës, në vlerën 1,409 mijë lekë.

ZVRPP Berat, në vlerën 578 mijë lekë.

ZVRPP Kukës, në vlerën 223 mijë lekë.

ALUIZNI Elbasan, në vlerën 59 mijë lekë.

ALUIZNI Berat, në vlerën 57 mijë lekë.

Njësia e tatim paguesve të Mëdhenj, në vlerën 713,122 mijë.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, në vlerën 464,474 mijë lekë.

Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier, në vlerën 107, 380 mijë lekë.

Drejtoria Rajonale Tatimore, Gjirokastër, në vlerë 102,702 mijë lekë.

Drejtoria Rajonale Tatimore, Korçë, në vlerë 75,884

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vlerën 1,080 mijë lekë

*Dëmi në Doganat

Dega Doganore Fier, në vlerën 1,970,293 mijë lekë.

Dega Doganore Tiranë, në vlerën 383,887 mijë lekë.

Dega Doganore Durrës, në vlerën 321,565 mijë lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në vlerën 91,275 mijë lekë.

Dega Doganore Kakavijë, në vlerën 89,544 mijë lekë.

Dega Doganore Qafë-Thanë, në vlerën 33,431 mijë lekë.

Dega Doganore Qafë-Botë, Sarandë në vlerën 27,197 mijë lekë.

Dega Doganore Rinas, në vlerën 18,418 mijë lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028001070022583
array(1) { ["section"]=> string(99) "klsh-publikon-shifrat-zyrtaret-e-shtetit-dhe-nenpunesit-534-milione-euro-dem-lista-nga-auditi-67698" }