KLSH zbulon borxhin prej 7.9 miliardë lekësh të VIP-ave brenda një viti

Publikuar tek: ekonomi, më 13:26 31-08-2016 KLSH zbulon borxhin prej 7.9 miliardë lekësh të VIP-ave brenda një viti foto ilustruese

Borxhet e bizneseve ndaj organizartave tatimore janë rritur ndjeshëm, kryesisht sektori VIP, është ai që ka borxhe më të larta.

Gjatë një kontrolli në Drejtorinë e Tatimpaguesve VIP në Tiranë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një borxh prej 7.9 miliardë lekë borxh, raporton Monitor.

 “Nga auditimi i Drejtorisë së Borxhit, rezultoi se është konstatuar se fotografimi i borxhit në nivel DPT-je, në vitin 2014 rezulton një shtim borxhi në vlerën prej rreth 7.9 miliardë lekë”,  thuhet në raportin Final Të KLSH-së.

KLSH i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj në Tiranë, të evidentojë dhe saktësojë vlerën e borxhit, si dhe kohën e lindjes së tij.  

Po ashtu KLSH kërkon që të merren masa të menjëhershme për rakordimin e gjendjes së borxhit tatimor nga ana e Sektorit të Mbledhjes së Borxhit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Duke u bazuar te numri I lartë iu subjekteve debitore si dhe vlera e borxhit tatimor, KLSH vëren se janë marrë masa jo të mjaftueshme shtrënguese në rikuperimin e borxhit tatimor. Nga auditimi rezultoi se në totalin e masave shtrënguese, peshën kryesore si në numër subjektesh dhe në vlerë, e zë masa “Njoftim për pagesë” dërguar tatimpaguesve, duke vazhduar pastaj me masën e dytë që është “Urdhër Bllokim i Llogarive Bankare” ku dhe fillojnë të vështirësohen masat ndaj tatimpaguesve.

Ka rezultuar se nuk është marrë asnjë masë  “Urdhër Sekuestrim i Pasurisë”, pasi nga verifikimi i pasurive të tatimpaguesve ka rezultuar se janë pasuri të cilat janë në kolateral të bankave, pasi kanë kredi.

KLSH e ka rekomanduar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të marrë masa të plota lidhur me mënyrën e programimit të të ardhurave tatimore duke përfshirë të ardhurat që sigurohen nga programi i rikuperimit të borxhit tatimor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013390064239502
array(1) { ["section"]=> string(77) "klsh-zbulon-borxhin-prej-7-9-miliarde-lekesh-te-vip-ave-brenda-nje-viti-51423" }