Klubet e futbollit përfitojnë miliona lekë shpërblim, zbardhet vendimi i FSHF-së

Publikuar tek: sport, më 15:29 01-02-2017 Klubet e futbollit përfitojnë miliona lekë shpërblim, zbardhet vendimi i FSHF-së

FSHF nis misionin për të përkrahur sa më shumë rritjen e futbollit të femrave në Shqipëri. Politika më e re e Federatës për të inkurajuar futbollin e femrave në vendin tonë është ajo e akordimit të fondeve speciale financiare për klubet që do të kenë skuadra futbolli femrash.

Burime brenda FSHF-së konfirmojnë për Newsport.al se FSHF ka vendosur se duke nisur nga sezoni 2017-2018 do të akordojë fondin financiar prej 10 milionë lekësh të vjetra për çdo klub futbolli që do të ketë në përbërje të tij një ekip femrash.

Gjithashtu, një tjetër fond prej 5 milion lekësh të vjetra do të akordohet nga FSHF-ja për klubet e futbollit që do të kenë skuadra moshash për femrat. Vendimi është marrë më datë 22 nëntor të 2016- ës në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

Screenshot_17.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kolegia tregon çfarë i thotë Ilva Tare para intervistës me Ramën, gjithsesi e paralajmëron: Nuk i shpëton dot…
Nga "magjistare e basteve" te akuzat për trafik droge, Jona e FSHF-së prej kohësh në shënjestrën e Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.16032290458679
array(1) { ["section"]=> string(85) "klubet-e-futbollit-perfitojne-miliona-leke-shperblim-zbardhet-vendimi-i-fshf-se-67369" }