Shkëlzen Gashi ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Colorado Rapids në Amerikë.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka arritur të ndihmojë ekipin amerikan duke shënuar 10 gola. Megjithatë një dëmtim, ka bërë që 28-vjeçari të mbajë për disa kohë paterica deri në rikuperimin e plotë për t’iu kthyer fushës së lojës.
Sot klubi amerikan ka falënderuar në gjuhën shqipe futbollistin teksa shkruan: “Faleminderit të gjithë tifozëve që ne kemi fituar në Shqipëri këtë sezon”.