Koalicionet regjistrohen në KQZ, e djathta me 15 parti, e majta me 39

Publikuar tek: politike, më 14:06 22-04-2015 Koalicionet regjistrohen në KQZ, e djathta me 15 parti, e majta me 39

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste me aleatët e tyre janë regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Koalicioni i djathtë përbëhet nga 15 parti dhe kryesohet nga PD-ja me përfaqësues ligjor Njazi Kosovrasti. Emri i koalicionit është vendosur të regjistrohet si “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”. 

“Sapo dërgova kërkesën për regjistrimin e koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. Koalicioni përbëhet nga 15 parti. Jam përfaqësuesi ligjor i PD-së, si i tillë mund të them vetëm se koalicioni është ndërtuar në përputhje me kodin dhe aktet që ka nxjerrë në KQZ”, tha Kosovrasti.

Edhe koalicioni majtë dorëzoi listën në KQZ nëpërmjet përfaqësuesit ligjor Genci Gjonçaj. "Kjo është marrëveshja e qytetarëve për qytetarët. Kemi përfshirë parti nga i gjithë spektri" tha Gjoncaj. Aleanca e majtë u regjistrua me ermin "Aleanca për Shqipërinë Evropiane"

Sot në orën 18:00 skadon edhe afati i regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha sulmon Beogradin: Aty qeverisin ende Millosheviçi me fantazmën e tij dhe Shesheli
Bushati në Spanjë: Kërkon investime spanjolle në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.020529985427856
array(1) { ["section"]=> string(72) "koalicionet-regjistrohen-ne-kqz-e-djathta-me-15-parti-e-majta-me-39-9432" }