Koalicioni në Gjermani, shokon Schulz: Nuk do të jemë pjesë e qeverisjes me Merkel

Publikuar tek: bota, më 15:06 10-02-2018 Koalicioni në Gjermani, shokon Schulz: Nuk do të jemë pjesë e qeverisjes me Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka marrë një goditje frontale nga aleati i saj në koalicion Martin Schulz, pak përpara sesa të mandatohet qeveria e re gjermane e dal nga zgjedhjet e fundit. Këtë here duket se kryetari i partisë Social Demokate të Gjermani-së(SPD) ka refuzuar postin e ministrit të jashtëm të ofruar nga kancelaria për tu bërë pjesë e kabinetit.

Shkak për këtë vendim sipas së përditëshmes britanike “Daily Mail” është bërë vetë partia e Schulz, ku disa antarë të saj e kanë akuzuar se ai ka vendosur interesin e tij personal për të marr një post nga kancelaria, përballë interesave dhe programit të partisë. Kanë mjaftuar vetëm këto trubullira brenda përtisë së Schulz që ai të jap një deklaratë pubike.

“Unë deklaroj vendimin tim për të mos u bashkuar me qeverinë federale dhe njëkohësisht shpresoj sinqerisht se kjo do t'i japë fund debateve të personelit brenda SPD-së. Ambiciet e mia personale duhet të vendosen pas interesave të partisë,” tha Schulz.

Deklarata nuk është pritur mirë as nga kampi i djathtë gjerman, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i disa antarëve të partisë së Kristian Demokratve(CDU). Ata kanë vënë nën presion kryetaren e tyre duke e akuzauar se ajo ishte treguar tepër “bujare” me të majtët teksa i ka ofruar Schulz 6 ministri për të drejtuar, fakt që sipas tyre Merkel po kërkon vetëm të qeverisë edhe një mandat sesa të përmbushë programin politikë të partisë. Mosmarrëveshjet mes palëve për disa analistëve gjermanë vënë pikëpyetje gjithë ekzistencën e koalicionit duke i dhënë partisë së Merkel një goditje të rëndë për ti hequr mundësinë për të qeverisur edhe për një mandat të katërt, ndërkohë që disa të tjerë argumentojnë se edhe kjo pengesë do të kalohet dhe më 24 shkurt koaliconi i madh do të mandatohet.

Më shumë në këtë kategori: « Motra e Kim Joung-Un bën hapin historik, ftesë të hapur presidentit të Kores së Jugut
»
Article Logic
Execution time: 0.01822304725647
array(1) { ["section"]=> string(87) "koalicioni-ne-gjermani-shokon-schulz-nuk-do-te-jeme-pjese-e-qeverisjes-me-merkel-109823" }