Koburomania, si sjellje politike

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:06 06-09-2015 Koburomania, si sjellje politike

Ja pra ku u shtrëngova t'i bie pak gjatë!! Të bësh nje koment në fb është emocion. Por ama edhe një siklet jo i lehtë. Një lloj sakrifice që njeriu e ndërmerr -si rregull -për një qëllim të mirë. T'ju sqarojë njerëzve diçka që ai mendon se u duhet ndriçuar më qartë. Mirëpo ambjenti ynë të "vret" që në ajër! Fillimisht sulmon ..personin tënd! Pastaj thotë se "nuk e ha atë tek", pra që ti ke pas qëllime të mira. Së fundmi pastaj, ..t'a masakron e ta zhbën mesazhin. Sigurisht të vjen ..të dorëzohesh! T'a lesh këtë punë e ..ta mbyllësh! S'ja vlen...

Dje postova diçka, një si reflektim për "modën e të fortëve" në politikën shqiptare. Në qendër vura metaforën e lezetshme .."koburemëdhenjtë"! Shih tani reagimi. Media on-line e merr dhe "e gatuan" edhe njëherë pas qefit. "Thelbi" që ato nxIrrnin nga shtjellimi im ishte "logjika e gabuar" e kundëpërgjigjes me të njëjtën monedhë "kobure me kobure", "të fortit me ..të fortë". Askush nuk kap dot se ajo nuk është "logjika ime" por ..e vendimmarrësve në përzgjedhjen politike!! Nuk i zgjedh unë as të fortët as të brishtët! Unë vetëm sa e sjell si ndodhi, por ..s'është aspak logjika ime!!! Dikush tjetër, shkon aq larg sa .. më atribuon thirrjen super-revolucionare: "Të shpërndahet Kuvendi!!!". Ok, ok, po deshi le të shpërndahet por kjo ..ç'ne në gojën time?!! Ku e thashë? Kur e thashë?! "Zv.min. Belortaja në analizën e tij..." - ja nis një tjetër! Ç'analizë? Dhe ç'hyn kjëtu ..zv.ministri dhe LSI? Pse për te fejsbuku im e ka lënë partia ..politikën e vet?!! .

Pastaj faap ndërhyn opozita. Si fillim më quan .."një eksponent i majtë"! Eksponent partiak unë?! Nuk sheh fare qe une jam thjesht ..Selimi dhe ..po flas me "my friends" në fb!! Më vjen vërtet keq që kolegë dhe të njohur opozitarë reagojnë kaq ..eksplozivisht, ndaj një postimi. Ok -thonë ata, koburexhinjtë lulëzojnë vërtet, por ..jo te bahçja jonë. Na thuaj qoftë edhe një "koburemadh" te PD!! Dhe mua vërtet s'më vjen n'mend ndonjë deputet PD-je me kobure në dorë. Shumë-shumë me kujtohet dikush qe ca vjet më parë nxorri revolen në stadium, si dhe nja dy deputetë qe qelluan para parlamentit (ishin mu para meje) nga 97-a! Por edhe ata ..thjesht në ajër! Mirpo ky lloj moskuptimi ma vret fare mesazhin tim. Atë ç'ka desha të sjell. Eshte kuptimi më i përciptë e naiv i dukurisë. Sepse shtjellimi im bën të qartë se s'e kam eksplicit për X "kaubojs" konkret, që shtriqet në parlament dhe ..herë pas here qet revolen e ..plagos ndonjërin!!! Pastaj..i fryn tytës dhe ..e fut sërisht n'këllëf!... Dhe ja pra ku duhet bërë sqarim shtesë: dëgjoni o vëllezër dhe motra. "Koburemadhi" dhe "Koburo-mania" (që unë e shoh nga të dy krahët), s'është veçse dukuria e ..Radikalizimit dhe Agresivitetit në politikë! Kush mund të thotë se kompeticioni politik shqiptar nuk ka shkuar vit pas viti drejt ..Radikalizimit? Dhunës verbale? Qe pastaj çon tek ..koburja? Me "koburemadh" s'duhet te kuptojme pra, ekskluzivisht perdoruesin kriminal te nje kobureje metalike dhe kaq. Koburemëdhenjtë (term metaforik) jane njerëzit e background-it antiligj, te rrugës violente, përfituesit nga tensioni, mjegulla e kaosi, ordinerët e brutalët, fyesit dhe të gjithe ...jointelektualët!! 2. Unë nuk kam dyshim që PD ka më pak "koburemëdhenj" të tillë në postin e deputetit. Por kjo s'do të thotë shumë. Kobure-mania është vijë sjellje politike, është sjellja agresive, -edhe dhuna verbale eshte "kobure-mani", -por sidomos eshte e tillë ..mbështetja e veprimit politik tek të fortët atje poshtë, ne terren. Ata mund te mos jenë fare deputetë (këtu PS ja ka më shumë probleme me përzgjedhjet), por ama edhe këta "trimat e bazës" qe e takojne kryetarin e partisë kur të duan, madje më shumë se një deputet a funksionar i lartë, këta pra, sjellin të njejtin efekt; kontrollojne jo me pak se deputetët.."koburexhinj"! Kjo sjell ..Sistemin! Eshte apo s'eshte deputet "koburembajtësi me akses" pastaj kjo eshte tjeter shkallë...(pa)përgjegjshmërie! Respekt të gjithëve që më nderojnë duke më ndjekur..!

Nga Selim Belortaja

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048483848571777
array(1) { ["section"]=> string(37) "koburomania-si-sjellje-politike-20103" }