Koço Kokëdhima - Berishës për kanabisin: Dëgjo, plak i nxituar! Je doktor që mos qofsh

Publikuar tek: politike, më 12:21 07-09-2015 Koço Kokëdhima - Berishës për kanabisin: Dëgjo, plak i nxituar!  Je doktor që mos qofsh Koco Kokedhima ne Kuvend, deputet i PS

Koço Kokëdhima i përgjigjet nga foltorja e Kuvendit përmes një fjalimi të gjatë ish-kryeministrit Berisha dhe akuzave të tij mbi kanabisin. Deputeti i PS, pranoi se qeverisja e majtë nuk është perfekte por theksoi se në këto dy vite nuk ka bërë asgjë kundër atdheut, sikundër ka bërë sipas tij ish kryeministri, “me pronat , detin, 21 janarin, Gërdecin e sa e sa të tjera”, ndërsa nuk i ka kursyer Berishës as epitetet duke e quajtur ndër të tjera një “gënjeshtar vezullues”.

“Sali, mblidhi dhe qetësoji të tutë! Ju jeni i fundit politikan i këtij vendi që bëri aq shuimë shkatërrim e tradhti ndaj këtij vendi dhe do mbetesh i tillë. Ç’të të kujtoj më parë, shkatërrimin e inst të shtetit, grabitjen e shtetit, grabitjen e tokave, zhvillimin kaotik të teritorin, Gërdecin, 21 janarin, vrasjet e tua, koncensionet poshtëruese e shkatërruese, shitjen e detit dhe sa e sa të tjera. Keni vetëm një të drejtë Sali. Në gjithë sjelljen tënde si Prokuror, mashtrues, shpifës nuk duhej të ishe atje ku je por para drejtësisë të përgjigjeshe për aktet e bëra. Unë nuk them që e majta jonë është e përsosur por them se në këto vite nuk ka bërë asnjë vepër të rëndë kundër atdheut të saj si ty zotëri”, tha deputeti Koço Kokëdhima ndërsa kaloi te tema e kanabisit që ai e cilësoi si “tema e bukur” e ish-kryeministrit Berisha.

“Tani do vimë te tema jote e bukur, te tema e kanabisit. Unë jam dakort se ekonomia ilegale e kanabisit është me përmasa të mëdha në Shqipëri. Por mos kujtoni se ekonominë ilegale të kanabisit e shpiku dhe e ngriti Saimir Tahiri.

Ti bababi i informalitetit e ngrite, ngrite Lazaratin e sa e sa ngjarje të tjera informale.

Ne jemi të hapur për kritikat që vijnë nga shtypi dhe opozita dhe jemi të vëmendshëm dhe reagues për cdo kritikë të drejtë poor s’mund të pranojmë këtë kokërr gënjeshtari që s’le njeri pa ndotur. Ne s’do të pranojmë kurrë ty si prokuror, akuzator në këtë vend. Ti do jesh ai që ka zgjedhur populli të jesh. Ne të pranojmë si Sali dhe do mbështesim çdo ministër të shtetit dhe ministrin Tahiri”, tha Kokëdhima ndërsa përdori edhe një epitet si “gënjeshtar vezullues” për të përshkruar Berishën.

“Kur flet për mua për kanabisin ti je një shpifës vezullues. Kam qenë e mbetem në krah të policisë që luftojnë kundër ekonomisë legale dhe kundër ekonomisë kriminale të kanabisit në veçanti. Pusho, dëgjo, plak i nxituar. Qetësohu!

Si mendon ti Sali, fshatarët që mbjellin kanabisin e bëjnë për të qenë kriminelë? Jo, e bëjnë se ti shkatërrove ekonominë e këtij vendi dhe e le popullin shqiptar me gisht në gojë.

Ti u talle me fermerët e këtij vendi dhe e katandise çdo vit e më keq ekonominë e tij.  Unë kam predikuar kanabisin farmaceutik se je dhe ti doktor që mos qofsh jo se kam shpikur unë por të kam informuar edhe ty zotëri se kanabisi farmaceutik ëhstë një alternativë për shumë njerëz që vuajnë nga shumë sëmundje. Për çfarë arsye Shqipëria duhet t’i ikë këtij zhvillimi të të gjithë botës?

Vetëm sot kemi 1850 të burgosur se ti i dënove përdoruesit si trafikantë dhe trafikantët si përdorues dhe nuk e bërë për të mirën e qytetarëve.

Nuk më ngatërron dot mua me parajsën e kriminelëve të kanabisit që ndërtuat ju. Projekti im ka lidhje me ekonominë shtetërore.

Po të them Sali, edhe në sjelljen politike, edhe në miqësinë politike unë përpiqem të ndihmoj qytetarët në rolin tim si deputet”, tha deputeti i PS ndërsa paralajmëroi ish kryeministrin se në rast të një beteje tjetër do dalë thellë i humbur.

“Të kisha paralajmëruar që në zonën time do dilje 5 me 0 dhe tani të them se bashkë me deputetët e qarkut Vlorë-Gjirokastër, po bëre tjetër betejë me ne, do dalësh 14 me 0 sepse populli e di çfarë bëre ti në këtë vend”.

Lidhur me çështjen e deputetit Armando Prenga për të cilin Kuvendi miratoi sot arrestimin, Kokëdhima tha: “Më vjen shumë keq për këtë konflikt dhe këtë përplasje të fiseve Prenga dhe calaj dhe dua ta shfrytëzoj këtë mundësi, të ftoj këto fise, këto familje mos ndjekin rrugën e konfliktit por të lejojnë institucionet ta zgjdhin këtë çështje dhe mos manipulohen nga Sali Berisha që sa herë ka hyrë në Këshillin e ministrave e ka bërë duke hapur arkivol. Ka ngritur karrierën mbi kufomat”, tha në mbyllje të fjalës deputeti i PS nga foltorja e Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha dhe Topalli thirrje Metës: Ndërprit seancën derisa të vijë frikacaku Rama
Ja harta e kultivimit të kanabisit sipas Partisë Demokratike »
Article Logic
Execution time: 0.030463933944702
array(1) { ["section"]=> string(87) "koco-kokedhima-berishes-per-kanabisin-degjo-plak-i-nxituar-je-doktor-qe-mos-qofsh-20162" }