Koço Kokëdhima: Kjo është e vetmja arsye që kam prishur marrëdhënien me Ramën

Publikuar tek: barometri, më 07:32 08-05-2018 Koço Kokëdhima: Kjo është e vetmja arsye që kam prishur marrëdhënien me Ramën

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, është shprehur mbrëmjen e sotme në Opinion në lidhje me prishjen e marrëdhënies me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij nuk ka pasur asnjë keqkuptim në lidhje me interesa personale ashtu siç përflitet. Arsyet që çuan në debate të tilla kanë qenë vetëm për çështje politike.

Blendi Fevziu: Pse u prishët me Ramën?

Koço Kokëdhima: Më vjen shumë keq që mendoni se kam ndonjë prishje personale për këtë çështje. Shkaqet janë vetëm politike. Axhenda ime e ndryshme nga e tija. Unë doja që PS të behej demokratike, vendimmarrja  të buronte nga poshtë, e hapur… Nevoja e tij për të penguar demokratizimin e PS,kjo është e vetmja arsye që u prishëm. Rama e ka marrë premtimin tim që në 2003 deri në 2007, unë e kam mbështet Ramën vetëm që ai të modernizonte të majtën dhe shtetin shqiptar. Kurrë nuk kam pasur interesa të tjera. Zgjedhjet në zonat që drejtova unë ishin model. Kurrë nuk lejova të manipulohej një votë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019244909286499
array(1) { ["section"]=> string(83) "koco-kokedhima-kjo-eshte-e-vetmja-arsye-qe-kam-prishur-marredhenien-me-ramen-119887" }