Koço Kokëdhima- Sali Berishës në Kuvend: Je i vdekur, ta dish

Publikuar tek: politike, më 15:13 05-11-2015 Koço Kokëdhima- Sali Berishës në Kuvend: Je i vdekur, ta dish

Deputeti i majtë Koço Kokëdhima ka sulmuar nga foltorja ish kryeministrin Sali Berisha ndërsa ky i fundit ishte duke lënë seancës pas fjalës së gjatë mbajtur para kolegëve deputetë.

“Sa maskarllëqe nxjerr  nga goja Saliu nuk janë të mjaftueshme për tu marrë me të. (Berisha lë seancën) Sali, po ikën? Je i vdekur ta dish, je kufomë dhe kur vjen dhe kur ikën. Saliu është ajo lloj kufome që ka nusëruar dy herë dhe nuk do ketë më asnjë shans tjetër”, tha Kokëdhima ndërsa shtoi: “Dhe ai thotë se jeni në kohën time. Në fakt koha që ne përdorim këtu është koha e këtij parlamenti e këtyre deputetëve e këtij populli dhe është koha që duhet ta përdorim për ti dhënë zgjidhje situatës ku ndodhemi në 25 vite tranzicion. Shqipëria është një vend pa ekonomi konkurruese dhe është një vend që nuk ka një sistem funskional të grumbullimit të pasurisë, një vend që varfërohet cdo ditë se këhstu është ndërtuar ekonomia e këtij vendi në 25 vite”, tha deputeti duke iu përgjigjur kështu Berishës i cili tha se “gafa” e maxhorancës është fakti që jeton në kohën e tij.

Kokëdhima tha nga foltorja se Berisha nuk e komplekson kur e fyen.

“Ky i mallkuar kujton se më komplekson apo më ul mua. Unë kam patur një jetë të suskeshme para politikës, do e kem në politikë, do e këm edhe pas politikës se e përdor për punë jo për të shpifur siç bën ai ”, shtoi ndër të tjera deputeti i PS duke konkluduar:

“Do doja ti thoja dhe ca gjëra të tjera po nuk preferoj pasi ai si gjithmonë shpif, pështyn dhe ikën”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama gënjeu për meshën, dëshmitarët e nxjerrin zbuluar (VIDEO: Çfarë tha kryeministri)
Doda pas “shpërthimit” në Kuvend: E kemi kthyer në gjelltore fjalësh, grave s’u mbyllet goja duke i sharë. Deputetja e PS: Fajin e ka kryetari i seancës »