Kodheli kopjon Ramën: Paçi faqen e zezë, Strazimiri: E gjete Shqipërinë në NATO, mos e nxirr

Publikuar tek: politike, më 11:47 12-02-2015 Kodheli kopjon Ramën: Paçi faqen e zezë, Strazimiri: E gjete Shqipërinë në NATO, mos e nxirr Gent Strazimiri

Në Kuvend kanë replikuar sot me njëri-tjetrin, Mimi Kodheli me Gent Strazimirin. Duke kopjuar shprehjen e Ramës për opozitën ‘’Paçi faqen e zezë’’, Kodheli i është drejtuar deputetit Strazimiri, pasi ky kritikoi punën e Ministrisë së Mbrojtjes për sigurinë kombëtare dhe rastin e Sokol Fekës.

“Unë refuzoj të ulem në nivelin e parafolësit. Paçit faqen e zezë për këto që thatë’’, I është drejtuar nga foltorja Strazimirit, ministrja e Mbrojtjes, Kodheli.

Por në kundërpërgjigje, Strazimiri ka ironizuar me qetësi ministren duke i kujtuar se e tradhëtonte fytyra. “Të tradhëton fytyra për këtë qe the. Kemi ca vite që Traktati i Varshavës ka ngordhur. E gjete Shqipërinë në NATO, mundohu mos ta nxjerrësh”, i është përgjigjur Kodhelit, deputeti I PD-së, Strazimiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019581079483032
array(1) { ["section"]=> string(93) "kodheli-kopjon-ramen-paci-faqen-e-zeze-strazimiri-e-gjete-shqiperine-ne-nato-mos-e-nxirr-3118" }