Kodheli-mediave gjermane: Përmendni shqiptarët, por askush nuk flet për 200 mijë polakët që iu vijnë në vit

Publikuar tek: politike, më 21:45 13-02-2016 Kodheli-mediave gjermane: Përmendni shqiptarët, por askush nuk flet për 200 mijë polakët që iu vijnë në vit

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli gjatë një interviste për gjermanen ‘Deutsche Welle’ ka shprehur indirekt pakënaqësinë e saj për trajtimin që i është bërë çështjes së emigrimit të shqiptarëve nga mediat dhe zyrtarët gjermanë.

Kodheli ka pohuar se Shqipëria ka qenë një vend burimi emigrantësh për vitin 2015, por si pas saj askush (në Gjermani) nuk flet për 200 mijë polakë në vit që hyjnë në këtë shtet në kërkim të një tregu më të madh pune (Polonia ka 40 milionë banorë).

“Po, Shqipëria ka qenë burim emigrantësh ekonomikë, njerëz që kërkojnë një treg më të madh pune, jetë më të mirë, dhe nuk duhet harruar se Gjermania në vit ka rreth 200.000 emigrantë ekonomikë polakë, e askërkush nuk flet për emigracion polak, se shihet një lëvizje normale aty ku tregu i punës ofron më shumë. Por për të mos u kthyer në problem, sepse pas sirianëve ishin shqiptarët të cituarit si numri më i madh prezent i emigrantëve, kemi marrë masa drastike për të kontrolluar përpara se shqiptarët të dalin nga kufijtë”, ka thënë Kodheli për DW.

Shqipëria ka rreth 2.8 milionë banorë sipas censusit të fundit dhe vetëm në 2015, 55 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani, pa llogaritur këtu shqiptarët që jetojnë ilegalisht në këtë vend. Në 2014, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani ishte në rreth 8 mijë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Basha-Kerry, zbulohen emrat e deputetëve që do shoqërojnë kreun e PD
Zgjedhjet e FRPD në Shkodër, fitues shpallet kundërshtari i Këlliçit »
Article Logic
Execution time: 0.027513027191162
array(1) { ["section"]=> string(111) "kodheli-mediave-gjermane-permendni-shqiptaret-por-askush-nuk-flet-per-200-mije-polaket-qe-iu-vijne-ne-vit-32502" }