Kodheli: Policia Ushtarake, më pak kompetenca se Perëndimi

Publikuar tek: politike, më 14:20 26-02-2015 Kodheli: Policia Ushtarake, më pak kompetenca se Perëndimi Mimi Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli I ka kërkuar sot në Parlament të gjithë deputetëve miratimin e projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura, me arsyetimin se është bërë një ridimensionim i policisë me më pak kompetenca krahasuar me vendet e tjera perëndimore.

‘’Ligji i jep policisë ushtarake shumë më pak kompetenca se vendet e aleancës. Në shumë vende perëndimore forcat ushtarake janë forcat e katërta. Në të gjitha kreu i Forcave të Armatosura përgjigjet para ministrit të Mbrojtjes dhe është në varësi të tij. Gjithesi ky nuk është rasti ynë. Grupi ka studiuar referencat më të mira dhe i ka përshtatur me kushtet e Shqipërinë.Projekti ka risjellë të ridimensionuar misionin e policisë ushtrake, mbrojtjen e jetës së personelit, pronës shtetërore, luftën kundër terrorit dhe misionet paqeruajëse. Këto janë arsye të mjaftueshme për të kërkuar nga ju, miratimin e tij.’’, tha në Parlament ministrja Kodheli.

Kodheli i është përgjigjur edhe pyetjes së deputetëve të opozitës në lidhje me funksionin e policisë ushtrake për të kapur shkelës të ligjit.‘’Ne jemi vetëm dhe ekskluzivisht të fokusuar tek veprimet e Forcave të Amatosura, ka struktura të tjera që bashkëpunojnë me to për t’u marrë me shkelësit e ligjit’’, përfundoi Kodheli.

Sot pritet të votohet në Kuvend projektligji për Policinë Ushtarake.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas shpalljes së luftës me Ramën, Doshi flet me Kokëdhimën
Ristani: Tom Doshi duke qarë hallin e vet qan hallin e gjithë Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.021217823028564
array(1) { ["section"]=> string(61) "kodheli-policia-ushtarake-me-pak-kompetenca-se-perendimi-4497" }