Kodheli takon homologun britanik Michael Fallon

Publikuar tek: politike, më 15:11 13-02-2016 Kodheli takon homologun britanik Michael Fallon

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar me homologun britanik  Michael Fallon, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë in dhe trajnimin e ushtarakëve tanë.  Fallon ka shprehur se bashkepunimi me Shqipërinë do të vazhdojë dhe se në vjeshtë do të zhvillohet stërvitja "Luani Shqiptar".

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih Kodheli ka takuar edhe Elissa Slotkin, ndihmëssekretare e Mbrojtjes e SHBA, ku ka shprehur se  kontributi i tyre mbetet i pazëvendësueshëm për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Gjithashtu një takim tjetër ka qenë ai me ish-zv.asistenten e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Evelyn N. Farkas.

Çështjet kryesore në axhendën e konferencës; lufta në Siri, katastrofa me emigrantët dhe kriza e sigurisë evropiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02620792388916
array(1) { ["section"]=> string(53) "kodheli-takon-homologun-britanik-michael-fallon-32480" }