Kodheli-ushtarëve: Qeveria e shkuar ju la pa ngrënë, ne do jua japim lekë

Publikuar tek: politike, më 14:45 17-02-2015 Kodheli-ushtarëve: Qeveria e shkuar ju la pa ngrënë, ne do jua japim lekë Ministrja Mimi Kodheli sot ne takimin me Batalionin mbeshtetes te FA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u ka premtuar ushtarakëve të Komandës së Mbështetjes në Batalionin e logjistikës, se një vendim qeverie i 2013 ishte i pazbatueshëm për ushqimin e tyre dhe trajtimin me banesë.

 “VKM e korrikut të vitit 2013 në pjesën më të madhe të saj ka qenë e pazbatueshme. Qeveria e shkuar jo vetëm që u hoqi ushqimin një pjesë të FA, por edhe aty ku e lanë e bënë të pazbatueshëm. Qeveria aktuale ka menduar ta zgjidhë këtë pjesë duke bërë kompensimin në lekë aty ku është e pazbatueshme”, ka nënvizuar ministrja Kodheli. Ky është hapi i parë drejt përmirësimit të mëtejshëm që do i bëjmë efektivëve të Forcave të Armatosura. Për të gjithë ata që këtë të drejtë e kanë pasur, por nuk e kanë ushtruar do ta marrin në formë monetare, por ndërkohë do të marrin një asistencë të tillë, një sasi parash dhe të gjithë ata që jo domosdoshmërisht shkojnë në stërvitje apo janë roje, sepse unë mendoj që edhe dikush që është në shtab dhe nuk është në stërvitje, duhet të konsiderohet pjesë e një trupe, që është kjo trupë që jemi të gjithë bashkë. Ne menduam që t’i bënim një propozim qeverisë, të cilin qeveria e kaloi javën që shkoi, ku duke filluar që nga pagesat më të ulëta shpërblimi do të jetë pak më i madh dhe tek pagesat më të larta shpërblimi do të jetë më i vogël” u tha Kodheli.

Sipas ministres po punohet edhe për përmirësimin e kushteve ku ushtarakët jetojnë e punojnë. “Do të legalizohen ish ndërtesat ushtarake të kthyera në banesa ndër vite. Janë më shumë se 375 familje ushtarakësh aktivë ose jo të cilat e kanë fituar këtë të drejtë në një mënyrë ose një tjetër, por që gjenden përpara faktit që ata jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në një banesë, ndofta fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur atje, por që nuk disponojnë një dokument, i cili i bën ata pronar të shtëpive ku jetojnë. Nuk do të jetë ky hapi i dytë dhe i fundit, përkundrazi ne jemi duke punuar në mënyrë, që të paktën për profesione apo specialitete të caktuara kemi filluar studimin me kohë të unifikimit të pagesës së tyre me pagesën e të njëjtit profesion në struktura të tjera. Unë besoj fort dhe shpresoj që Komanda Mbështetëse do të vazhdojë të jetë në krye të punëve për të treguar që gjërat bëhen edhe në kushtet e disa mungesave të konsiderueshme, por me shpresën që ato do të dhe mund të përmirësohen, ka përfunduar fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli” tha Kodheli që i falenderoi ushtarakët edhe për impenjimin e tyre në situatën e përmbytjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati sulmon TV Klan: Qeveria ka qenë bujare, ju ka dhënë para për azilkërkuesit
KQZ mblidhet nesër, priten debate për hartimin e listës së zgjedhësve »
Article Logic
Execution time: 0.0044410228729248
array(1) { ["section"]=> string(76) "kodheli-ushtareve-qeveria-e-shkuar-ju-la-pa-ngrene-ne-do-jua-japim-leke-3636" }