Kodi i ri hekurudhor krijon terren për liberalizimin e shërbimit

Publikuar tek: ekonomi, më 09:40 11-07-2016 Kodi i ri hekurudhor krijon terren për liberalizimin  e shërbimit

Kodi i rri rrugor po pritet të miratohet në shtator nga parlamenti. Sipas burimeve nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ky Kod do të bëjë të mundur jo vetëm rigjallërimin e këtij sektori që vuan nga mungesa e shërbimeve, por edhe  do të krijojë terrenin e duhur për liberalizimin e shërbimit.

Operatorëve privatë, qofshin vendas apo të huaj do t’u jepet mundësia që të shfrytëzojnë linjat hekurudhore kundrejt detyrimeve që do të përcaktohen më pas me akte nënligjore. Këto, kompani thonë të njëjtat burime mund të bëjnë të mundur sjelljen e trenave të standardeve të larta dhe të bëjnë menaxhimin e transportit të udhëtarëve për segmente të ndryshme kundrejt tarifave të ndryshme.

Specialistët thonë se mund të shihet mundësia që të jepet me Partneritet Publik privat menaxhimi i këtyre segmenteve. Për segmenteet që menaxhohen nga shteti realizimi i këtij partneriti është më i lehtë, ndërsa do të shihen modalitetet edhe për pjesën që është dhënë me koncension e që menaxhohet nga privati ( Vlorë – Fier – Ballsh).

Përmes këtij Kodi, do të bëhet e mundur edhe krijimi i një sistemi ‘one stop shop” që nënkupton një menaxhim të përbashkët ndërkufitar, ku të gjitha shërbimet hekurudhore të mund të kryhen ne një zyrë të vetme.

Qeveria shqiptare parashikon që deri në vitin 2020 të bëjë të mundur të arrihet pesëfishimi i volumit të udhëtarëve dhe dyfishimi i transportit të mallrave përmes rindërtimit të linjave ekzistuese.

Ndërsa sfidat kryesore kanë të bëjnë me nevojën për: reformimin e sistemit hekurudhor për krijimin e një tregu të hapur për investitorë të ndryshëm, qoftë përsa i përket manaxhimit të infrastrukturës apo për operatorët e ngarkesave; forcimin e kapaciteteve në të gjitha nivelet; krijimin e kushteve të favorshme juridike dhe institucionale për thithjen e investimeve të huaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038902997970581
array(1) { ["section"]=> string(70) "kodi-i-ri-hekurudhor-krijon-terren-per-liberalizimin-e-sherbimit-46168" }