Koha ka ndalur për Ema Qazimin, këngëtarja e madhe shfaqet në formë si dikur në skenë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:08 12-04-2016 Koha ka ndalur për Ema Qazimin, këngëtarja e madhe shfaqet në formë si dikur në skenë Ema Qazimi vite më parë, djathtas Ema Qazimi sot me familjarët e saj

Për të, duket se koha ka mbetur në vend. Dhe bëhet fjalë për Ema Qazimin, një ikonë të festivaleve të këngës në Radio Televizionin publik shqiptar. Sot Ema, siç e shohim nga fotot, duket se nuk ka humbur asgjë nga rinia dhe freskia e saj e dikurshme.

Ka shfrytëzuar një periudhë pushimi për tu bashkuar me të motrën dhe familjen tashmë të madhe me niper e mbesa për një udhëtim turistik.

Por siç duket edhe nga fotot, asgjë nuk ka ndryshuar për vetë Emën. Pavarësisht se ka kohë që e ka lënë skenën, me disa debutime televizive e një recital dekadën e kaluar, dhe me një shfaqje të magjishme te “Këngët e Shekullit”, zëri i Ema Qazimit, është akoma zëri më I diskutuar për madhështinë dhe bukurinë në qarqet artistike.

Këngë e saj e parë “Letër Nënës” e futi në skenën e magjishme të Festivalit, ndërkohë që punoi dhe këndoi me personalitetet më në zë të kohës si Vaçe Zela, Kujtim Laro, Agim Prodani, Xhevair Spahiu, Avni Mulën, Tish Daijën etj.

Baballarët, Dashuria jonë, Ditëlindja dhe deti, Çobani, Gol bukur gol, Këputa një gjethe dafine, Këngë për Çerciz Topullin, Krenari e brezave, Kur çelin bozhuret, Lidhur në një besë, Marinari, Ne vajzat, Pranvera vjen e gjen pranverë, Për ty çelin mijëra agime, Ti o shpirt që mban një botë, Trëndelinë e këngë, Të dua o jetë, Zemërzjarrta moj etj janë disa nga këngët e repertorit të Ema Qazimit, që dëgjohen edhe sot nga brezat.

{gallery}emaqazimi{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Thuaj që je k*rve", skenat erotike të Olta Gixharit me Kastro Zizon (VIDEO+18)
Televizioni francez promovon Shqipërinë: Kjo perlë që nuk e kemi njohur »
Article Logic
Execution time: 0.0052030086517334
array(1) { ["section"]=> string(90) "koha-ka-ndalur-per-ema-qazimin-kengetarja-e-madhe-shfaqet-ne-forme-si-dikur-ne-skene-37461" }