"Koha për zgjedhje”

Publikuar tek: analiza-komente, më 00:00 07-02-2016

Nga Ben Blushi

Pashe Edi Ramen ne Durres dhe per hir te se vertetes nuk mu dhimbs por me beri per te qeshur.Nuk mu dhimbs sepse pervec frikes se vet asgje nuk e detyron te duket kaq qesharak, kaq i mjere dhe kaq i vjeter.

Socialisteve te thirrur ne Durres ju fol edhe per krizen e refugjateve ne Gjermani edhe per standartin e Standart and Poor edhe per numrin e varfer te vrasjeve, por serish nuk ju tha nese kane apo jo te drejte te votojne per kryetarin e partise se tyre.Fakti qe ata nuk pyeten nese do kete zgjedhje nuk deshmon dobesine e tyre dhe une I mirekuptoj.Ata nuk ishin thirrur ne nje mbledhje partije por ne nje teater dhe teater ku spektatoret flasin nuk ka dhe nuk mund te kete.

Takimi I Durresit sot, I beratit dje dhe neser I Elbasanit Korces apo Shkodres nuk ishte nje takim,ishte fushate kunder nje njeriu. Edi Rama detyroi bashkine e Durresit te mbushte Pallatin e Sportit me karrige dhe me nenpunes ne fushaten e Edi Rames per te mos bere zgjedhje ne Partine Socialiste.

Per fatkeqesine e vet Edi Rama sot eshte kandidati me unik ne bote.Ky eshte edhe me i cuditshem se kandidati I romanit tim i cili fitoi zgjedhjet pasi kishte vdekur por jo per fajin e tij, sepse ai nuk vdiq me deshire.

Edi Rama eshte edhe me keq se kaq, sepse duke qene shendoshe e mire, eshte pergjegjes per vendimet e veta.

Ky kandidat po ben fushate per te mos u zgjedhur.A ka njeri ne bote qe del ne fushate per te bindur njerezit se nuk duhet te zgjidhet?A ka kandidat qe kandidon per te mos kandiduar?

Fatkeqesisht ka nje.Ky quhet Edi Rama.Eshte shqiptar.Eshte kryeministri I Shqiperise.Do hyje ne manualet e historise politike te botes si njeriu qe beri fushate per te mos u votuar.Ai ka dale neper Shqiperi dhe I thote socialisteve:mos votoni.Kush do te votoje nuk mund te votoje.

Une dua ta shpetoj nga kjo shaka me te cilen po lidh emrin dhe fatin e vet.

Mjafton ti njoftoje publikisht takimet ku shkon dhe do shkoj ne cdo qytet dhe cdo fshat.Nuk dua te rri ulur, por do rri ne kembe.

Ai le te shpejgoje se pse nuk do te votohet dhe une do shpjegoj se pse dua te votohem.

Eshte kaq e thjeshte.

Meqe kam bere disa eksperimente artistike me njerez reale, te cilet I kam kthyer ne personazhe librash, dua tia heq friken paraprakisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028172016143799
array(1) { ["section"]=> string(23) "koha-per-zgjedhje-31936" }