Koha të pastrojmë trupin, Blerina zbulon 3 çajrat që na DUHEN

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 12:42 29-09-2018 Koha të pastrojmë trupin, Blerina zbulon 3 çajrat që na DUHEN Blerina e Florescenter

Blogu i Blerinës- Newsbomb.al

Është koha të pastrojmë trupin nëpërmjet çajrave. Me shije të ndryshme, me aroma nga më të këndshmet, me bime nga më kurueset, ato nuk konsumohen vetëm për forcë zakoni apo se në pasditet e tetorit sikur ta do shpirti një caj te ngrohtë. Por shumica prej tyre do të na vijë në ndihmë për të shkarkuar të gjitha toksinat e trupit dhe për të larguar sa më shumë celulit dhe depozita dhjamore. Do të na ndihmojnë të përmisojmë siluetën dhe të ndjehemi shumë mirë edhe poshtë rrobave që fillojnë të na e mbulojnë konsiderueshëm trupin. Që efekti i tyre të jetë sa me i madh ,cajrat  drenues nuk duhet të sheqerosen asnjëherë, nuk mund të ruhen më shumë se 24 orë nga momenti që janë zier dhe e mira është të pihen në mëngjes, me stomakun bosh ose në darkë, përpara se të flemë. Drenimi është një proces terapueutik që stimulon dhe eleminon në rrugë natyrale, nëpërmjet kanaleve urinare, të gjitha yndyrnat dhe likidet që ngadalësojnë mirëfunksionimin e organeve. Nëse ne e përdorim sa më gjatë këtë terapi të ndërtuar nga rutina jonë dhe shijet e zgjedhura sipas mënyrës sonë do të ta ndihmojmë shumë trupin fillimisht të përpunojë dhe të tresë sa më mirë ushqimet dhe të pastrohet dhe filtrohet. 

Shumë pak i njohur, por shumë i rëndësishëm, sistemi limfatik konsiston në “limfë-pastruesen”, e cila depërton në të gjithë cepat e mundshëm të organizmit, duke filtruar lëngjet përpara se të derdhen në venat e toraksit. Në ndryshim nga gjaku, limfa nuk shtyhet nga aktiviteti kardiak për tu futur në të gjitha rrethimet përkatëse, por nga aktiviteti i muskujve. Thënë ndryshe, drenimi manual është i përkryeri për ta bërë limfën të funksionojë siç duhet, pra të shkarkojë të gjitha yndyrnat e trupit, në mënyrë që gjithçka që shkon në zemër, të jetë sa më e pastër. Për ta ndihmuar këtë sistem vijnë në ndihmë çajrat drenues, disa prej të cilave i gjeni në vijim.

  1.  Çaj me xhenxhefil, asparag dhe lime
    Për të përgatitur këtë çaj na nevojitet një litër e gjysmë ujë, një lugë me bishta asparagu (të cilat nuk i përdorim për shkak shijes së fortë, por me to mund të kombinojmë një çaj të shkëlqyer drenues.), gjysmë kokërr lime dhe rrënjë xhenxhefili.
    Të gjithë përbërësit i ziejmë për 15 minuta dhe e shërbejme çajin të ngrohtë. Çaji drenues.
  2. Për të përgatitur këtë çaj na duhen: 2 litra ujë, një xhenxhefil 5 cm, rrënjë shafrani, pak piper pikant të kuq, katër limonë si edhe lëng vanilje.
    Pasi të kemi grirë rrënjën e xhenxhefilit, shafranin dhe limonët, i hedhim në ujë. Më pas shtojmë vaniljen, piperin e kuq pikant dhe një limon të prerë në feta, përvec limonave që kemi shtrydhur, dhe i përziejmë mirë duke i shtuar mjaltë. I lëmë në qetësi për 10 minuta në mënyrë që të përzihen shijet dhe është gati për t'u shërbyer. 
    Ky çaj mund të ruhet për 5 ditë në frigorifer.
  3. Çaj me lëng natyral portokalli. 
    Ky çaj ka në përbërje të tij lëng natyral portokalli, dy zarfa me çaj jeshil, një shkop kanellë, dy karafila, një lugë mjaltë dhe lëng të freskët limoni.
    Pasi ziejmë ujin, shtojmë zarfat e çajit jeshil, shkopin e kanellës, karafilat, lëngun e portokallit, të limonit dhe mjaltin.I lëmë për 5 minuta derisa shijet të kenë vepruar me njëra - tjetrën dhe më pas mund të shërbehet ky çaj i jashtëzakonshëm, të cilin duhet patjetër ta provoni./ Blerina e Florecenter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plakja dhe dëmtimi në lëkurën e fytyrës, Blerina na tregon KOMBINIMIN E GABUAR
»
Article Logic
Execution time: 0.020907163619995
array(1) { ["section"]=> string(67) "koha-te-pastrojme-trupin-blerina-zbulon-3-cajrat-qe-na-duhen-136010" }