‘Koka’ e policisë Federale zbarkon në Shqipëri, arrestimet që paralajmërojnë Rama e Xhafaj! A ka folur Arbri Çekaj?

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 18-10-2018 ‘Koka’ e policisë Federale zbarkon në Shqipëri, arrestimet që paralajmërojnë Rama e Xhafaj! A ka folur Arbri Çekaj? Takimi Xhafaj- Romann

Presidenti i Policisë Federale Gjermane Dieter Romann ka zbarkuar në Shqipëri ndërsa mëngjesin e sotëm dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili nga ana e tij paralajmëroi për “lajme interesante” që me ç’thonë burimet, kanë të bëjnë me arrestime të bujshme.

 

“Dhe t’u jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve rrini afër me Bitën dhe Gentin se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha Xhafaj i cili më herët është shprehur se “Tetori ka qenë muaji i bashkëpunimit të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me Gjermaninë”.

I rezervuar Xhafaj në deklaratën e tij ashtu sikurse kryeministri Edi Rama i cili gjithsesi është kujdesur të thotë “Prisni dhe do e shihni”.

Për t’u kthyer edhe njëherë te vizita e zyrtarit gjerman... Fakti që Presidenti i Policisë Federale ka zbarkuar në Shqipëri, nuk është fare rastësor.

Burimet i thanë newsbomb.al se të gjitha “sinjalet”  të çojnë te Arbri Çekaj, biznesmeni shqiptar arrestuar në Gjermani për  613 kilogram kokainë fshehur në banane, kapur në Portin e Durrësit.

Të njëjtat burime, pohuan për newsbomb.al që dyshohet se Çekaj “ka folur” duke zbërthyer gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës dhe personave të përfshirë në të.

Kujtojmë se vetë kryeministri Edi Rama në maj të 2018-ës bëri një deklaratë të fortë për 613 kilet e kokainës duke pohuar se “njerëz të lartë të PD kanë lidhje”.

Megjithatë na mbetet të presim zyrtarisht për të mësuar cilët janë të arrestuarit dhe rolet e secilit prej tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Balla gënjen për njohjen me Begon’, deputeti nxjerr të dhëna: Pasaporta iu kontrollua për 1 minutë
‘Mesazhe kërcënuese nga burgu’, Vasili i përgjigjet Ramës: Pse nuk i dërgojnë në prokurori? »
Article Logic
Execution time: 0.022861003875732
array(1) { ["section"]=> string(117) "koka-e-policise-federale-zbarkon-ne-shqiperi-arrestimet-qe-paralajmerojne-rama-e-xhafaj-a-ka-folur-arbri-cekaj-138272" }