Koka, Meta dhe Kryemadhi në dasmën e djalit të deputetit të ndjerë të LSI: Ish-ministri zbulon amanetin e Kadelit (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:25 03-09-2017 Koka, Meta dhe Kryemadhi në dasmën e djalit të deputetit të ndjerë të LSI: Ish-ministri zbulon amanetin e Kadelit (VIDEO)

Në dasmën e djalit të deputetit të ndjerë të LSI, Gjovalin Kadeli që humbi jetën disa muaj më parë si pasojë e një sëmundje ishte dhe ish-ministri i LSI Lefter Koka.

Koka ka publikuar një video në të cilën shihet së bashku me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe Presidentin Ilir Meta duke trokitur gotat ne çiftin e ri. Bashkangjitur videos ministri Koka ka shkruar disa fjalë të ndjera duke zbuluar kështu dhe amanetin që kishte deputeti i ndjerë Kadeli. Amaneti i Kadelit siç shkruan Koka ishte të mblidheshin të gjithë nejrëzit e tij të afërt, e t’u gëzonin në dasmën e djalit, Ardit Kadeli.

Postimi i Kokës:

Se jeta ka dhe gezime! 
Me trashegime Admir e Orjela, jete te lumtur dhe bekimet e Zotit te keni!
Me siguri Gjovja sheh nga lart e po ju bekon me buzeqeshjen e tij, ashtu si vetem ai qeshte e po gezon bashke me ne kurorezimin tuaj!
U be sic ti Gjove deshe, nje dasem ku te mblidheshim te gjithe bashke femijet e tu, nena jote, familjaret, te dashurit e gjithe miqte e tu, te gezonim! Na mungon te gjitheve miku im i zemres! 
Urime nga zemra e jete te gjate bashke Admir & Orjela!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022497177124023
array(1) { ["section"]=> string(123) "koka-meta-dhe-kryemadhi-ne-dasmen-e-djalit-te-deputetit-te-ndjere-te-lsi-ish-ministri-zbulon-amanetin-e-kadelit-video-91021" }