Koka për gjelbërimin e mjedisit: Bashkëpunim për të rifituar besimin e qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 10:42 01-03-2016 Koka për gjelbërimin e mjedisit: Bashkëpunim për të rifituar besimin e qytetarëve

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka folur për pyjet dhe shkatërrimin e tyre, pasi njerëzit kanë marrë degët e pemëve dhe kanë lënë në disa teritorë vetëm trungjet.

Koka ka thënë se: “Manaxhimi i mjedisit nuk është i thjeshtë. Pyjet janë shkatërruar, për marrjen e drurit për zjarr. Drunjtë janë të domosdoshme për zjarr, por janë të nevojshme edhe për shëndetësinë në të gjithë Shqipërinë. Në shumë territore të vendin tonë shikojmë trungje të gjendur. Ata kanë marrë vetëm degët sepse ajo janë të domosdoshme për të ndezur zjarrin në shtëpinë e tyre”.

Mo vonë ai ka kërkuar një bashkëpunim, për të rifituar besimin e qytetarëve: “Qëllimi jonë është të rrisim bashkëpunimin për gjelbërimin e mjedisit. Jam i bindur se këto qindra mijëra fidan që po mbillen çdo vit do të ndihmojnë për këtë. Të jeni të bindur se ky bashkëpunim do të vlerësohet nga qytetarët. Kemi mundësi të rikthejmë besimin e qytetarëve. Ata duhet të shijojnë natyrën që u ka dhuruar Zoti”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli Manjani merr vendimin: Të çregjistrohen 29 përmbarues privatë
Rama u kujton qytetarëve Tiranën para se të bëhej ai kryeministër (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01658296585083
array(1) { ["section"]=> string(86) "koka-per-gjelberimin-e-mjedisit-bashkepunim-per-te-rifituar-besimin-e-qytetareve-33905" }