Koka: Pse do më votonit mua? Sepse jam një grua e re, e shkolluar shumë mirë, mendjehapur...

Publikuar tek: politike, më 18:53 02-06-2015 Koka: Pse do më votonit mua? Sepse jam një grua e re, e shkolluar shumë mirë, mendjehapur... Kandidatja Koka me maturantët e Sarandës

Kandidatja e majtë Florjana Koka për Bashkinë e Sarandës, ka dhënë disa nga arsyet se pse më 21 qershor qytetarët e Sarandës e veçanërisht votuesve të rinj se duhet të zgjedhin atë si kryebashkiake.

“Përse do të votonit mua në 21 qershor?
Sepse jam një grua e re, e shkolluar shumë mirë, mendjehapur dhe e mbështetur fuqishëm nga Partia Socialiste!
Sepse kam një plan të shkëlqyer për Sarandën, të mbështetur fuqishëm nga Qeveria!
Sepse i cmoj shumë të rinjtë, forcën, inteligjencën e brezit e të moshës, dhe dëshirën e zjarrtë që keni për Shqipërine europiane.
Sepse do t’ju përfshij fuqishëm në projektet, planet e punës, në ndihmën ndaj komunitetit, në punësimin në Bashki e institucione, duke ju ftuar të punoni e të kontribuoni në qytetin tuaj të lindjes”, shkruan Koka nga rrjeti social.

Kandidatja e ASHE, gjithashtu  ka bërë thirrje për punë vullnetare në shërbim të njerëzve në nevojë.

“Eshtë njerëzore, ndihmuese për njerëz në nevojë, rrit ndjenjën e pergjegjësisë, forcon ndjenjën komunitare, rrit respektin dhe dashurinë e njerëzve për Ju, rrit njeriun brenda jush!

Ju qe keni energji, vullnet , dëshirë, mendje e zemër, për të ndihmuar njerëzit në nevojë por dhe qeverisjen lokale do keni rast ta bëni pas këtyre zgjedhjeve”, shkruan Koka duke shtuar se ka se më 21 qershor ka nevojë për mbështetjen e të rinjve.

“Do kujtoni gjithë jetën, se për herë të parë votuat një grua, që jua kërkoi votën me besim të madh tek ju”, ka përmbyllur kandidatja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Kavajë: 20 vite keni votuar Saliun, 20 vite keni marrë mbrapsht zhgënjimin
Çarje te e majta/ Idrizi akuzë Ramës e Metës: Ka ikur koha e zgjedhjeve me parim Stalinist, populli voton e ju numëroni »
Article Logic
Execution time: 0.02533483505249
array(1) { ["section"]=> string(91) "koka-pse-do-me-votonit-mua-sepse-jam-nje-grua-e-re-e-shkolluar-shume-mire-mendjehapur-12519" }