Kokaina rekord, Rama e thotë 'troç': Të përfshirë njerëz të lartë në PD

Publikuar tek: barometri, më 07:34 22-05-2018 Kokaina rekord, Rama e thotë 'troç': Të përfshirë njerëz të lartë në PD

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të rënda ndaj PD-së, gjatë intervistës nga Gjirokastra për ABC News, pasi u shpreh se njerëz të lartë nga partia Demokratike kanë lidhje me kokainën rekord të sekuestruar në Durrës muaj më parë.

Rama u shpreh se ka informacione të rëndësishme që e vërtetojnë këtë gjë, por priten hetimet nga prokuroria.

Gazetarja: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Gazetarja: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037052869796753
array(1) { ["section"]=> string(74) "kokaina-rekord-rama-e-thote-troc-te-perfshire-njerez-te-larte-ne-pd-121632" }