"Kokainë, pastrim parash, prostitucion", arrestohen në Tiranë 2 të shumëkërkuarit (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 21-11-2017

 Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tyre është bërë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasve :

-Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg. 

-Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë 

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.  

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama lidhje direkte me FA në Afganistan, porosi të veçantë ministres Xhaçka mes ushtarakëve, shpërthejnë të qeshurat
Arrestohen 2 shqiptarët e rrezikshëm në Itali, policia e gjeti drogën të fshehur në…(EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.005267858505249
array(1) { ["section"]=> string(95) "kokaine-pastrim-parash-prostitucion-arrestohen-ne-tirane-2-te-shumekerkuarit-emrat-video-100363" }