Kokëdhima bën publike ambicjen e tij, por nuk sfidon Ruçin. Deputeti: Kandidoj për një post tjetër që e shpalos në Asamble

Publikuar tek: politike, më 11:00 20-04-2016 Kokëdhima bën publike ambicjen e tij, por nuk sfidon Ruçin. Deputeti: Kandidoj për një post tjetër që e shpalos në Asamble

Kokëdhima bën publike ambicjen e tij, por nuk sfidon Ruçin. Deputeti socialist sapo ka deklaruar se do të kandidojë për një post tjetër që tha se do e shpalosë në Asamblenë e Partisë Socialiste që do të mblidhet ditën e shtunë.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë posti bëhet fjalë, por Newsbomb.al mësoi dje se rivali përballë Gramoz Ruçit si sekretar i Përgjithshëm, është Taulant Balla. Kurse si sekretar organizativ me gjasa do të jetë Bashkim Fino.

‘’PS është organizëm i gjallë ku diskutohen të gjitha propozimet e kolegëve  për të çuar punën përpara. Unë nuk do të jem në asnjë rast as këtë të shtunë si sfidant i postit të sekretarit të përgjithshëm. Do kandidoj për një post tjetër,  të cilin do ta shpalos në asamble’’, theksoi Kokëdhima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet deputeti Kokëdhima në Kushtetuese: Lash çdo funksion kur u bëra deputet
Noka letër Ramës: Të merren masa për monitorim në të gjithë territorin e vendit, mbjellja e drogës është shtrirë kudo »
Article Logic
Execution time: 0.023530960083008
array(1) { ["section"]=> string(125) "kokedhima-ben-publike-ambicjen-e-tij-por-nuk-sfidon-rucin-deputeti-kandidoj-per-nje-post-tjeter-qe-e-shpalos-ne-asamble-38152" }