Kokëdhima flet nga jugu për PS: Është parti atdhetare dhe serioze. Reformohemi gjithnjë

Publikuar tek: politike, më 11:28 12-12-2015 Kokëdhima flet nga jugu për PS: Është parti atdhetare dhe serioze. Reformohemi gjithnjë

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka folur sot nga Gjirokastra për Partinë Socialiste, reformat e saj, antarësimet, PD-në dhe e ka thënë prerë se do fitojnë zgjedhjet e 2017.

‘’Partia jonë është parti atdhetare, serioze dhe e hapur’’, tha Kokëdhima për PS-në.

Pjesë nga fjala e deputetit Kokëdhima në jug:

“Saliu është atje një makineri shpifjesh, e batërdie, me urën e zjarrit në dorë që e ka marrë peng edhe opozitën. Ne kemi nevojë për opozitën dhe kritikat e saj, por Saliu me të vetët e kanë kthyer  në një llogore, në mbrojtje të interesave dhe abuzimeve që bëhen gjatë të gjithë kohës që qeverisin të vetët. E pengojnë Shqipërinë të eci përpara, por Shqipëria do t’i shpërfillë më keq se në 2013 dhe gjithnjë e më shumë do bashkëpunojmë me qeverinë tonë.

Nuk është e përsosur partia jonë, por është një parti atdhetare, serioze e hapur me përgjegjësi të lartë ndaj vendit, ndaj popullit, ndaj atdheut. Do të modernizohemi dhe aftësohemi për një drejtim sa më të shëndoshë të qeverisjes.

Gjithë këto 25 vite ka qenë në reformim të pandërprerë. Gjithmonë është reformuar PS sepse situatat janë të ndryshme. Nevoja për t’u përshtatur organizivisht është e dukshme. PS dëshiron që të jetë më funksionale, t’u japë më shumë mundësi qytetarëve. Për të hapur radhët e saj për antarësime të gjera te të gjithë qytetarët.

Të papunët, janë të shumtë në numër, por s’e zgjidhin të papunët. Pra papunësinë do ta zgjdhi zhvillimi. Ta bëjmë më funksionale edhe partinë, edhe shtetin dhe pushtetin.

Reforma e re nuk është për t’u marrë partinë këtyre të vjetërve, se ka ndonjë kryetar organizate që thotë: “Ça do bëni, do me merrni partinë?’’

Kemi shumë respekt për familjet e lidhura me PS si familje dhe fis. Po nuk na bëjnë shumë punë. Duam një parti të shtrirë e përfaqësi gjeografike kudo, me qëllim që edhe eficenca jonë të jetë e lartë.

Me këtë parti të dashur pjesmarrës ne do t’i fitojmë zgjedhjet e 2017. Do t’i çojmë para punët, do t’i thellojmë këto reforma, për një Shqipëri të pastër nga të gjitha palaçollëqet e Saliut dhe Salizmit’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleksandër Meksi uron në Ditën e Demokracisë: 25 vite më parë, rreth kësaj ore…Studentët nuk ranë në grackën e Ramiz Alisë
“Kjo politikë e ulët, e pabesë, hileqare, tradhëtare…’’, Rama flet pa kravatë nga Gjirokastra. Tregon edhe se qeveria s’është shpellë floriri »
Article Logic
Execution time: 0.038513898849487
array(1) { ["section"]=> string(91) "kokedhima-flet-nga-jugu-per-ps-eshte-parti-atdhetare-dhe-serioze-reformohemi-gjithnje-27589" }