Kokëdhima flet për mandatin e tij dhe Blushin: Partia Socialiste nuk ka nevojë për çarje, i ka provuar histori të tilla

Publikuar tek: politike, më 23:52 14-03-2016 Kokëdhima flet për mandatin e tij dhe Blushin: Partia Socialiste nuk ka nevojë për çarje, i ka provuar histori të tilla

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, kërkesa është miratuar me 106 vota pro seancën e të enjtes që lamë pas.

Kuvendi rinisi punimet pasditen e 10 Marsit, me praninë e opozitës e cila u rikthye në kuvend në momentin e votimit të vendimit për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Koço Kokëdhima për të cilët opozita thotë se kanë përfituar fonde publike në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Sonte i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” është deputeti socialist për qarkun e Vlorës i cili do të përgjigjet për akuzat e opozitës, debatet brenda PS dhe shumë çështje të tjera.

Kokëdhima tha: “Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës cenoi sovranitetin e popullit dhe nuk përmirësoi cileësinë e deputetëve dhe të parlamentit.”

Tare: A po shkon Partia Socialiste drejt çarjes?

Kokëdhima: Partia Socialiste ka pasur edhe në të shkuarën histori të tilla dhe kanë sjellë mësimet e nevojshme që të mos i lejoj vetes histori të këtij tipi. Unë nuk besoj se ka një arsye për të sjellë çarje. Ne kemi Kongresin dhe ai është një mundësi për të ballafaquar pikëpamjet… Pse duhet të prisni ju që të kemi çarje?!

Tare: Jo ne nuk po presim fare! Blushi është shprehur se po rigjen lirinë e tij.

Kokëdhima: Është e drejtë e Blushit të gjej çfarë të dojë. Unë besoj që ne kemi të gjitha arsyet të punojmë së bashku për të ndryshuar pozitivisht gjërat. Për të bërë të mërziturin mund ta bëjnë shumë njerëz. Të gjithë duhet të kontribuojmë me modesti, me urtësi.

Tare: A janë të shumtë ata që mendojnë si Blushi? Keni dijeni?

Kokëdhima: Të gjithë ata që mendojnë i shprehin mendimet e tyre..

Tare: Pati një tjetër diskutim që doli në Asamble..se kë do më shumë anëtarësia, drejtuesit e Partisë Socialiste, partinë apo Shqipërinë. Blushi tha se do Shqipërinë por të tjerët donin më shumë partinë..

Kokëdhima: Unë i iki këtij diskutimi. Ne e edukojmë popullin me dashurinë për atdheun.

Tare: E e edukonim në periudhën e komunizmit.

Kokëdhima: Në të gjitha kohët. Dashuria dhe përgjegjësia për atdheun është udhëheqëse në çdo pikëpamje. Çështjet e tjera janë dytësore.

Ilva Tare: Dmth atdheun më së pari?

Kokëdhima: Ky diskutim është pa sens. Më duket një gjë alogjike. Ne kemi një atdhe dhe raportin me atdheun e kemi të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike dhe fetare. Raporti me atdheun është një raport superior dhe nuk mund të krahasohet me raportet e tjera. Nuk bën sens kjo histori.

Tare: E keni diskutuar në Asamble…nuk ka interes publik për këtë.

Kokëdhima: Unë nuk kam diskutuar në Asamble.

Tare: E keni lënë në Kongres me sa duket.

Kokëdhima: Diskutime të tilla nuk bëj kurrë.

Tare: Të shtunën është Kongresi. Do të ketë probleme, përplasje të ideve, debate..

Kokëdhima: Përplasja e ideve nuk janë probleme, janë begati…

Tare: Ndonjëherë sillni ca fjalë që janë vërtetë reminishenca të së shkuarës. Ku është kjo begati tek partitë tona.

Tare: Mandati juaj…E keni shkelur ligjin?

Kokëdhima: Unë s’kam bërë asnjë shkelje ligji. I gjithë sulmi është politik. Unë akuzohem sepse një nga kompani të mia ka marrë pjesë në gara për shitjen e shërbimeve të internetit.

Tare: Mbasi ju keni marrë mandatin e deputetit.

Kokëdhima: Asnjëherë! Lista e kontratave që ka paraqitur Partia Demokratike është një listë që ju duhet ta shihni. Tenderi i fundit është më 29 korrik 2019, ndërkohë që unë jam bërë deputet më 2 gusht 2013. Tenderi i fundit është i 29 korrikut. Më 31 korrik jemi shpallur fitues, më 2 gusht ka lidhur kontratë kompania dhe kjo është kontrata e fundit. Gjithmonë përpara se unë të shpallem deputet.

Tare: Që është shpallja nga KQZ-ja?

Kokëdhima: Që është shpallja nga KQZ-ja. Edhe në gjykimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Beqajt, ka përcaktuar qartësisht se detyrimet e një deputeti për të shmangur pjesëmarrjen në gara publike dhe lidhjen e kontratave fillojnë pas datës që ai shpallet deputet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më thoni ju një rast të vetëm që ka nënshkruar kompania e Kokëdhimës një tendër pas datës 1 gusht..

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra e Tahirit, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Presion sistematik dhe intimidim i trupës gjyqësore
Sot 8 vite nga Gërdeci, reagon Tahiri: Një nga autorët është për vizitë jashtë Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.016491889953613
array(1) { ["section"]=> string(123) "kokedhima-flet-per-mandatin-e-tij-dhe-blushin-partia-socialiste-nuk-ka-nevoje-per-carje-i-ka-provuar-histori-te-tilla-35093" }