Kokëdhima: Hoteli në Qeparo i vëllait, unë s’kam hedhur asnjë lek aty

Publikuar tek: politike, më 21:36 25-03-2015 Kokëdhima: Hoteli në Qeparo i vëllait, unë s’kam hedhur asnjë lek aty Fotografite e shperndara nga PD per ndertimin ne Qeparo

Deputeti Koço Kokëdhima ka thënë te Tonight Ilva Tare se akuzat e Berishës kanë qenë të vazhdueshme ndaj tij. Ai thotë se hoteli në Qeparo nuk është pronë e tij, por është e vëllait të tij dhe familjes. Sipas deklaratave, deputeti thotë se ai nuk ka asnjë lidhje për dhënien e lejes dhe gjithçka ka ndodhur në kohën kur Kryeministër ishte Sali Berisha. 

Në Qeparo, Rama u zotua për shëtitoren buzëdetit. Në media ka pasur kritika se shëtitorja do të kalojë te hoteli i vëllait tuaj. Qëndrojnë akuzat?

E kam shpjeguar dhe herë tjetër. Eshtë një politikë konstante e Berishës që të shpifi dhe të përbaltë kundërshtarin e tij. Këtë gjë e ka bërë dhe për mua, nuk është e re. Sa i përket hotelit, ajo vepër është investim i njerëzve, nuk ka asnjë qindarkë e imja atje. Dhe po të ishte, nuk do të më vinte turp për këtë. Ajo nuk është e imja. Atje ka investuar kryesisht vëllai im dhe me familjen kanë investuar për vite me radhë me familjen.

E kanë bërë këtë investim në kohën që kam qenë dhe ka qenë Berisha në qeveri. Sali Berisha ka bërë çdo gjë që ka pasur në dorë kundër punëve dhe njerëzve. Po të kishte një shkelje ligjore nuk do ta linte. Ai ka pretenduar edhe ta prishte. Ka dhënë urdhëra disa herë kur ishte acaruar me politikat tona editoriale dhe merrte misione persekutimi. Dhe nuk e ka kaluar dot. Sepse në gjykatë e ka humbur. Dhe të përflasësh punën e njerëzve, që janë qytetarë…unë kam ardhur në politikë në vitin 2013. S’kam pasur ndikim as te Fatosi, as te Saliu. Kjo vepër është brenda ligjeve të shtetit dhe nuk kam pasur ndikim. Unë jam kritik edhe me qëndrimin e gazetarëve që mund të verifikojnë dhe të marrin fund këto të paqena.

Po të mos ishit në pozitat e vëllait, dhe të ishit qytetar i thjeshtë. Do ta mendoni që kush është ky “i marrë” që e ka lejuar ndërtimin aq afër detit?

Lejen e kësaj pune e kanë dhënë organet e qeverisjes së Saliut. Marrëzitë e Saliut janë shumë më të mëdha dhe nuk bëhet fjalë për të gjetur marrëzi këtu. Unë jam personi i fundit që duhet të pyetem, sepse është një punë i vëllait tim.

Infrastruktura lidhet me faktin se ju jeni deputet…

S’kanë lidhje fare. Në Himarë dhe në gjithë bregdetin jugor të Shqipërisë janë me dhjetëra projekte dhe më shumë do të bëhen në të ardhmen, sepse janë pasuritë tona kombëtare që duhet të vihen në shërbim. Si të themi s’do bëjmë investime në Qeparo meqë Koço është nga Qeparoi?  

Nuk po bëhen prishje se është Koço, ama…

Në atë zonë janë bërë edhe prishje. Prishjet s’janë qëllim në vetvete. Nëse një ndërtim i parregullt pengon investimet, sigurisht mund të prishet. Por nëse një ndërtim nuk pengon investimin, padyshim s’duhet vrapuar për t’i prishur të gjitha. Këto investime i shërbejnë  njerëzve. Qeveria prish se duhet t’i hapë rrugë disa investimeve të tjera.

I besoni disa prej kritikëve se ka pasur prishje selektive?

S’mund të përgjigjem për këtë pyetje. Sepse duhet të jenë gjërat konkrete.

Premtuat legalizime me 7501…

Po ndodh. Në zonën e bregdetit të jugut janë dy projekte funksionale, në Dhërmi dhe Livadhja. Jemi duke diskutuar me institucionet që këto projekte të bëhen pesë. Sigurisht që ritmi mund të përmirësohet me kalimin e kohës.

Problemi me pronat ka qenë i ndjeshëm në jug…Po marrin zgjidhje?

Ne kemi premtuar në kohën e zgjedhjeve të 23 qershorit se do të rishikojmë titujt e pronësisë për tokat në bregdet duke pasur parasysh masakrën e qeverive të shkuara dhe sekseret e Berishës që me falsifikime të ndryshme përvetësuan territore. Qeveria ka bërë një punë të madhe për qarkun e Vlorës për të verifikuar si janë bërë këto. Dhe janë shumë procese që janë hapur, janë rreth 80 gjyqe aktualisht…Janë abuzime me territore të mëdha që janë marrë me falsifikime në dëm të shtetit. Janë përfshirë edhe përfaqësues të klerit në abuzime me territore të gjera, me mijëra hektarë tokë. Dhe kjo nuk mund të shërbejë si alibi, ajo e shpronësimeve të kohës së Hoxhës. Dhe qeveria po rishikon titujt dhe hapjen e proceseve ligjore dhe të rivendosen të drejtat e shtetit.  Gjykatës i është drejtuar qeveria. Hetimet i ka bërë qeveria dhe janë konstatuar rastet abusive në dëm të ligjit dhe shtetit.

Sa tokë bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për mijëra hektarë në gjithë vijën e bregut. Dhe në të njëjtën kohë dhe për legalizimet në zonën e Sarandës deri në 15 qershor të jepen 500 leje legalizime për banorët. Dhe unë kam informacion nga ALUIZNI për të gjitha lejet dhe dosjet e mbyllura. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje më 21 qershor, pa mbyllur “dekriminalizimin”
“Doshi-Frroku”/ Topalli: Prokuroria nuk ka vepruar si në rastet e Bashës dhe Metës »
Article Logic
Execution time: 0.019676923751831
array(1) { ["section"]=> string(72) "kokedhima-hoteli-ne-qeparo-i-vellait-une-s-kam-hedhur-asnje-lek-aty-6958" }