Kokëdhima i merr faqen Florjana Kokës? Ja veprimi që zhduku kryebashkiaken e Sarandës nga “Facebook”-u

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:08 30-11-2016 Kokëdhima i merr faqen Florjana Kokës? Ja veprimi që zhduku kryebashkiaken e Sarandës nga “Facebook”-u

Faqja në “Facebook” e kryebashkiakes së Sarandës, Florjana Kokës nuk ekziston më dhe kjo si pasojë e një veprimi të kryer nga administratorët e saj.

Koka ashtu siç do kryetar bashkie kishte në rrjetin më të madh social faqen ku publikonte aktivitetet që organizonte institucioni, por ditën e sotme ajo faqe i është bashkuar asaj të ish-deputetit Koço Kokëdhimës.

Fansat që ndodheshin te faqja e Kokës tashmë kanë kaluar në një faqe që mban emrin e ish-deputetit të PS-së, por që nuk mund të konfirmohet nëse është zyrtarja. Gjithsesi, sipas njoftimit të mbërritur nga Facebook, fillimisht faqes së Florjana Kokës i është ndryshuar emri në Florjana Koço Kokëdhima, si një detyrim i rrjetit social për të bërë bashkim të profileve.

Pas disa orësh, profili i Kokës është zhdukur nga Facebook-u çka do të thotë se tashmë është shkrirë me një faqe që mban emrin e Koço Kokëdhimës.

Lexo edhe: Skandali tek faqa e PS/ Kokëdhimës i zhdukin fotografinë, fshijnë aktivitetin e Blushit dhe Hafizit

15239258_10209642443236965_2020142201_n.jpg

15240119_10209642816286291_497165373_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nata e Bardhë”, Giusy Ferreri mbledh me mijëra fansa në Tiranë
Ironia e moderatorit për ndarjen nga jeta të Zanës që fliste me Dedën: Nuk ka si të jetë në postimet e të gjithëve sepse nuk është këngëtare »
Article Logic
Execution time: 0.014678001403809
array(1) { ["section"]=> string(105) "kokedhima-i-merr-faqen-florjana-kokes-ja-veprimi-qe-zhduku-kryebashkiaken-e-sarandes-nga-facebook-u-61116" }