Kokëdhima në Sarandë, Floriana Koka kandidatja e preferuar

Publikuar tek: politike, më 20:20 13-04-2015 Kokëdhima në Sarandë, Floriana Koka kandidatja e preferuar

Duket se do të jetë Floriana Koka kandidatura e PS-së për Bashkinë Sarandë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Deputeti Koço Kokëdhima ka udhëtuar sot drejt qytetit bregdetar ku ka zhvilluar takime të veçanta me kandidatë të mundshëm të kësaj force politike për bashkinë. Kokëdhima është takuar me Adriana Shehun, Sheme Lulon, Floriana Koka si dhe me kreun aktual të Bashkisë, Stefan Çipën.

Mësohet se është Floriana Koka kandidatja e preferuar e Kokëdhimës por edhe deputetëve të tjerë socialist të qarkut të Vlorës dhe për konfirmimin e saj pritet kthimi i kryeministrit Edi Rama nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po qëndron për një vizitë zyrtare.

Përzgjedhja e Kokës, ndonëse ende jo zyrtare, ka shkaktuar pakënaqësitë e para të cilat priten të sheshohen në negociatat e mëtejshme që do të zhvillohen me strukturat e kësaj partie në Sarandë. Floriana Koka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Sarandë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Bogdani: Gjici i dyshuar për vjedhjen e 6 milionë euro, kandidati i Krujës i dënuar për drogë
Doda: Pres falje publike nga PD, më hoqën nga fushata 3 minuta pas votimit të Doshit dhe Frrokut »
Article Logic
Execution time: 0.01778507232666
array(1) { ["section"]=> string(62) "kokedhima-ne-sarande-floriana-koka-kandidatja-e-preferuar-8613" }