Kokëdhima kundër Doshit: Ministrat janë të përkushtuar

Publikuar tek: politike, më 14:56 27-02-2015 Kokëdhima kundër Doshit: Ministrat janë të përkushtuar Koço Kokëdhima

Koço Kokëdhima komenton sërish drekën e djeshme me deputetin Tom Doshi, duke ndarë mendim të kundërt nga ai. Sipas Kokëdhimës, ministrat e qeverisë Rama janë të përkushtuar dhe punojnë mirë. Kokëdhima thotë se dreka e djeshme nuk lidhet me ngjarjen që ndodhi me Doshin, ku ai i shpalli luftë Edi Ramës dhe i kërkoi të bëjë transparencë por thjesht me dëshirën e një deputeti për të drekuar me një deputet tjetër të partisë.

“Ajo është një drekë shoqërorë mes kolegësh që unë e kam kaluar mirë. Kam bërë shpjegim shumë të qartë dhe të plotë. Nuk do shtoj gjë. Është një veprim normal, jo i jashtëzakonshëm, të takohesh të bisedosh. Se kam bërë me një veprim simbolik  të caktuar apo të lidhur me ngjarjen e djeshme. E kam bërë normalisht se doja të rrija me këtë deputet. Ai madje kishte planifikuar diçka dhe i thashë unë për një drekë.’’, u ka thënë sot gazetarëve deputeti i PS-së Kokëdhima, I cili e ka quajtur një veprim fare normal, drekën me Doshin duke mos dashur t’I japë rol vetes si paqtues mes Doshit dhe Ramës.

Në këtë mënyrë, Kokëdhima ka thënë se ka qenë ai që e ftuar Doshin për një drekë mes deputetësh të PS-së, por ndryshe nga ç'ka thënë Doshi, ministrat punojnë mirë.

“Unë nuk di ndonjë fakt nga këto që thoni juve. Unë si deputet jam shumë i sinqertë. Kur shoh që një punë nuk shkon si duhet nuk e mbaj përbrenda. Unë e them. Çdo problem që më lind me qytetarët. Në të gjitha rastet. Nuk them se s’ka vend për rregullime, se nuk jemi të përsosur. Unë konstatoj se ministrat tanë janë shumë të përkushtuar. Kam shumë respekt për ministrin Cani. Kam vlerësim për të. Jam mbështetës i punës së tij pa asnjë ekuivok.”, iu përgjigj Kokëdhima gazetarëve për pyetjen se si e shikonte punën e ministrave.

Deputetët socialistë Doshi dhe Kokëdhima kanë drekuar së bashku ditën e djeshme në një prej restoranteve të kryeqytetit, por megjithatë kjo nuk ka ndikuar në uljen e tensioneve midis palëve. Mësohet se Kokëdhima ka kërkuar nga deputeti shkodran që të qetësojë marrëdhëniet me Ramën, por ky i fundit është shprehur se nuk mund të pranojë akuzat personale të kryeministrit ndaj tij.

Pas përfundimit të drekës, Kokëdhima ka folur për mediat duke thënë se nuk do të ketë probleme të tjera dhe se Doshi do të punojë së bashku me deputetet e tjerë të PS-së për kërkesat që ka publiku.

“Ne jemi të përgjegjshëm, por jemi shqiptarë, jemi ballkanas, kemi gjaknxehtësi, ndonjëherë përlahemi, kemi ndonjë pakënaqësi, por nuk do të ketë probleme. Toma është një deputet i PS, që ka punuar me pasion për vite me radhë dhe do punojmë së bashku për kërkesat që ka publiku dhe për të përballuar sfidat që ka popullsia”, tha dje Kokëdhima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi i shpall luftë Ramës: Të bëjë transparencë. Drejtoresha e Tatimeve të tregojë lidhjet me vëllanë e saj sekser
Zgjedhjet vendore/ Meta: Ende në negociata me PS-në »
Article Logic
Execution time: 0.017390966415405
array(1) { ["section"]=> string(68) "kokedhima-per-dreken-me-doshin-s-eshte-simbolike-mos-e-zmadhoni-4590" }