Kokëdhima reagon për Kosovën: S’mund të shkëmbehen dy troje shqiptare

Publikuar tek: politike, më 21:25 08-08-2018 Kokëdhima reagon për Kosovën: S’mund të shkëmbehen dy troje shqiptare

Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar lidhur me debatin e nxehtë në Kosovë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Pas idesë së hedhur nga presidenti Hashim Thaçi, se Kosova mund të marrë Luginën e Preshevës, në rajon kanë nisur spekulimet, se çfarë duhet të japë në këmbim Kosova.

Por Kokëdhima shprehet kundër kësaj ideje, duke thënë se shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë dy troje shqiptare.

Reagimi i plotë në Facebook:

Shqiptarët nuk mund të shkëmbejnë dy troje shqiptare

Takimi më i fundit mes presidentëve të Serbisë dhe të Kosovës, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë europiane për politikat e jashtme, Federica Mogherini, u pasua me deklarata që hedhin idenë jo të re, për ndarje të Kosovës dhe për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje “demarkacioni” që Kosova veriore, e cila sot është e populluar nga serbët të merret nga Serbia, ndërsa Lugina e Preshevës e populluar nga shqiptarët t’i jepet Kosovës.

Shqiptarët janë populli me tolerancën më shembullore etnike, fetare, racore dhe kulturore. Kjo është garanci për mbrojtjen e popullsisë së pakicave serbe në Kosovën demokratike dhe europiane.

Në të kaluarën e afërt trojet shqiptare janë copëtuar për të kënaqur lakmitë e pafundme të vendeve fqinje. Ndaj sot shtetet shqiptare janë ndoshta të vetmit në Europë që rrethohen në të gjithë kufijtë tokësorë nga troje dhe nga popullsi shqiptare të përfshira në shtetet e tjera.

Brenda Kosovës nuk ka tokë serbe. Përkundrazi, në vendet e tjera të Ballkanit ka mjaft troje e popullsi shqiptare të asimiluara ose jo. Kosova që festoi shkurtin e kaluar një dekadë pavarësi është një shtet tashmë i njohur nga mëse 110 shtete të botës. Në bazë të kushtetutës së saj, ajo është një dhe e pandashme.

ZGJIDHJA inkurajon bisedimet me Serbinë për të gjetur paqen dhe bashkëjetesën përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme që nuk cenon integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

#ZgjidhjaPërKombinShqiptar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015888929367065
array(1) { ["section"]=> string(75) "kokedhima-reagon-per-kosoven-s-mund-te-shkembehen-dy-troje-shqiptare-130553" }